Karolina Plishkova nga Çekia  prin listën e tenisteve më të mira në botë. Në radhitjen e fundit të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit për femra, Karolina Plishkova mban pozitën e parë, para Simona Halep dhe Anzhelika Kerber. Top 10-in plotësohet nga Konta, Muguruza, Svitolina, Voznjiacki, Kuznjecova, Venus Uiliams dhe Radvanska. Tenistja më e mirë nga Maqedonia, Lina Gjorçeska shënon rrënie për 31 vende dhe u ndal në pozitën e 212. Ndërkohë në konkurtencën e meshkujve, në vendin e parë qëndron Endi Marej, para Nadalit, Federerit, Xhokoviqit dhe Vavrinkës.

Shpërndaj me