Skuadra e Paris Sen Zhermenit bëri një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale, pasi në sfidën e parë të 1/8 së finales, deklasoi Barcelonën me 4-0. Goli i parë për vendasit erdhi në minutën e 18-të përmes Anhel Di Marias, para se Julian Draksler të dyfishojë shifrat në minutën e 40-të. Sërish Di Maria shënoi në minutën e 50-të, para se Edison Kavani të jep goditjen fatale në minutën e 72-të.

Janë dy ndeshje edhe pse tani situata është e vështirë. Mirëpo është edhe një ndeshje , ku do të jetë ndryshe. Nuk kam humbur fati që ekipi ka mundësi që të bëj një fillim të ri dhe të bëj ndryshimin. Ne duhet të shënojmë 4 , ose edhe 5 gola që të fitojmë, mirëpo them sërish, ne mendojmë se kjo është e mundur – tha Luis Enrike, trajneri i Barcelonës.

Në ndeshjen tjetër, Benfika fitoi 1-0 Dortmundin falë golit të shënuar nga Mitroglu, në një sfidë ku Dortmundi humbi penaltinë.
Ndërkohë sonte do të zhvillohet 2 përballjet e tjera të 1/8 së finales: Bajern Munihu-Arsenali dhe Real Madridi-Napoli. Në Munih, skuadra e Bajernit do të sfidojë Arsenalin e Shkodran Mustafit dhe Granit Xhakës, të cilët janë shprehur pozitiv për një rezultat të favorshëm në “Allianz Arena” para ndeshjes kthyese në Londër.

Ne përballemi me Bajernin për çdo vit dhe caku i tyre është që të fitojmë Ligën e Kampionëve. Kur shikon rezultatet, ata janë vazhdimisht në mesin e katër skuadrave më të mira. Ashtu që është një sfidë e madhe për ne, por kemi përparësinë që kemi ndeshjen kthyese në Londër – deklaroi Arsen Venger, trajneri i Arsenalit.

Ndërkohë në Madridi, skuadra e Realit është në kërkim të fitores përball Napolit, por pa pranuar gol.

Në pret një ndeshje e vështirë. Napoli është skuadër e fortë pasi që nuk dijnë për disfatë gjatë kohë. Mirëpo ne kemi vetëbesimin se mund të shënojmë fitore, por është me rëndësi që mos të pranojmë gol – tha Luka Modriç, futbollist i Real Madridit.

Në këtë sfidë, Kristiano Ronaldo mund të bëhet futbollisti i parë që shënon 100 gola në garat evropiane, pasi deri më tani ka numëruar deri më 98 gola.

Mahir Thaçi

Shpërndaj me