Departamenti i Punëve të Brendshme në Manastir ngriti akuza kundër disa drejtuesve të mëparshëm dhe të tanishëm në REK Bitolla dhe kundër SHA ELEM, sepse ekziston dyshimi për kryerjen e një vepre penale “ndotje e mjedisit dhe natyrës.” Nga Ministria e Brendshme thonë se pesë kallëzimet penale janë për personat fizik të cilët duke mos iu përmbajtur rregullave për mbrojtjen e mjedisit, nuk i kanë rindërtuar filtrat ekzistues ose të vendosin të reja për hirin dhe kanë lejuar personin juridik të lëshojë grimcat e dëmshme në sasi më të larta se 50 miligram metër kubik. Gjithashtu personat e denoncuar fizik kanë lejuar të kryhet zhvendosja e hirit nga deponia, ku shpesh është krijuar një vorbull nga hiri dhe dheu. Kështu kanë shkaktuar rritjen e treguesve statistikorë të ndotjes së ajrit në qytetin e Manastirit, që paraqet rrezik për shëndetin e njeriut, njoftoi Ministria e Brendshme.

 

Shpërndaj me