Sot në mbarë botën qindra mijëra çifte festojnë ditën e të dashuruarve, Shën Valentin. Pikërisht kjo ditë ishte inspirim edhe për biologjistët në Akademinë e Shkencave në Kaliforni për një eksperiment me speciet të cilat janë në prag të zhdukjes. Këtë vit pjesë e projektit ishin pinguinët, shkencëtarët ju jepnin një copë pëlhure të prerë në formë të zemrës krijesave të vogla të cilat e përdorin si material dekorues brenda foleve të tyre për të tërhequr më shumë miq.

Është shumë e rëndësishme të kesh një fole të bukur dhe partnerë. Kështu në njëfarë mënyre ne këtu e festojmë ditën e Shën Valentinit. I shikoni edhe pinguinët femra dhe ato meshkuj marrin material për foletë. Jashtë në natyrë ato sigurisht përdorin fibra natyral. Ato gërmojnë një vrimë në rërë dhe e dekorojnë atë me gurë, bimë, shkopinj dhe gjithçka që gjejnë”, tha Viki Mkklosky, akademia e shkencave në Kaliforni.

Ky projekt në fakt është pjesë e planit për kujdesin e specieve në rrezik të zhdukjes të cilin e ka krijuar Akademia e shkencave në Kaliforni, përveç brenda muzeut kjo metodë përdoret edhe në natyrë të hapur.

Shpërndaj me