Rënie e madhe e shitjes së banesave në tre muajt e parë të vitit 2017. Sipas Agjencisë për kadastra në gjithë Maqedoninë janë shitur rreth njëqind banesa, nga të cilat gjysma janë ndërtime të reja. Në qoftë se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar janë blerë 362 banesa të reja, në janar, shkurt dhe mars kjo shifër ishte vetëm 51 banesa. Për shembull, në Çair dhe në Tetovë nuk është shitur asnjë banesë, në Kërçovë tre, shtatë në Gostivar dhe nëntë në Kumanovë. Në krye të listës janë komunat e Shkupit, Aerodrom dhe Karposh, me një total prej 30 banesave të blera.

  Në ofertë tashmë ka një numër të madh të banesave. Nëse i krahasojmë ato që janë ndërtuar tashmë mbi 3000 dhe ato që ndërtohen mbi 8,700, kështu që kemi 12.000 banesa që ofrohen aktualisht. Nga ana tjetër, kërkesa, me atë çmim që ofrohet thjesht nuk do ti blejë këto banesa dhe prandaj kemi një numër kaq të vogël të transaksioneve – tha Sllavçe Trpeski, drejtor i Agjencisë së kadastrës.

Sipas Trpeskit për interesin e ulët në tregun e pasurive të patundshme ndikon pasiguria politike. Nga ana tjetër, investitorët në ndërtesa banimi thonë se banesat shiten lehtë dhe se të dhënat e kadastrës ndoshta janë një trend afatshkurtë.

 Sektori i ndërtimtarisë është degë specifike, nuk është degë ushqimore. Nuk mundet marrja e të dhënave në tremujorësh të japë imazh të vërtetë mbi situatën në sektorin ndërtimor. Shitja ec mirë. Edhe në objektet e pa-ndërtuara shitja bëhet gjatë ndërtimit të tyre dhe nuk ka asnjë indikacion se sektori ndërtimor tani për tani ka ndonjë problem – deklaroi Robert Hot, kryetar i Odës ndërtimore në LOE.

Çmimi i një metër katror nuk ka ndryshime të rëndësishme. Në tre muajt e parë të vitit 2017 në shtetin tonë janë shitur total 2,135 pasuri të patundshme me një kosto totale prej rreth 40 milionë eurove.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me