Kampioni i Italisë me telashe të mëdha me lëndimet. Në prag të ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve për këtë edicion, Juventusi po ballafaqohet me lëndime të shumta. ‘Zonja e Vjetër’ ka udhëtuar drejt Barcelonës ku do të ndeshet në “Kamp Nou” me katalanasit e hendikepuar pa disa futbollistë të rëndësishëm. Trajneri Masimiliano Alegri nuk ka ftuar për këtë sfidë, Klaudio Markision, Xhiorxhio Kielinin, Mario Manxhukiç, Benedikt Hojvedes, Sami Kediran dhe të suspenduarin Huan Kuadrado.

 

Shpërndaj me