Në letër problemi u zgjidh, ndërsa në teren punimet do të zgjasin të paktën edhe 7 muaj. Qeveria, kryesia dhe sidnikati i “Jugohromit” firmosën memorandum mirëkuptimi që parasheh rifillimin e kapaciteteve dhe kthimin e punëtorëve pas vendosjes së filtrave. Drejtori i kombinatit, Vasko Skenderovski, lëvdoi qeverinë se ka treguar mirëkuptim për situatën e tyre. Ai paralajmëroi se punët do të zhvillohen në etapa, ndërsa dy furrat e para do të jenë të gatshme për punë në muajin maj ose qershor.

Disa shoqata ekologjike janë shqetësuar për atë se “Jugohromi” do të punojë pa filtra dhe për këtë e sulmuan edhe qeverinë. Unë ju premtoj se “Jugohromi” as një ditë nuk do të punojë pa filtra. Shpresoj që kjo të bëhet për kohë të shkurtër – tha Vasko Skenderovski, drejtor i Jugohromit.

Nga qeveria, nevojën për firmosjen e këtij memorandumi, e arsyetojnë me nevojën e sigurisë juridike se investitori pas ndërtimit të sistemit për pluhurosje, do t’i marrë për gjitha lejet e nevojshme për punë.

Do t’i marrë të gjitha autorizimet që i takojnë me ligj dhe ne si qeveri në mënyrë administrative do të veprojmë në afate sa më të shkurtra. Kjo është e nevojshme për çdo investitor. Do të thotë, investitorët kërkojnë situatë të pastër juridike dhe ne me këtë memorandum e tregojmë gatishmërinë tonë që si qeveri ta bëjmë këtë – u shpreh Koço Angjushev, zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Pas mbylljes së fabrikës, sindikati insistonte që të lejohet prodhimtaria paralele me vendosjen e filtrave. Për momentin rreth 700 të punësuar janë në rrugë.

Kuptohet, punëtorët tani janë pa punë, janë në Entin për punësim. Presin të përfundojë ky proces dhe të kthehen nëpër vendet e tyre të punës – theksoi Bajram Amiti, kryetar i sindikatës të Jugohromit.

Kombinati Jugohrom u mbyll në nëntor të vitit të kaluar pasi nuk respektoi afatin dy vjeçar për përmbushjen e standardeve ekologjike.

Mirko Trajanovski 

Shpërndaj me