Kris Jubank Xhunior mbrojti titullin e kampionit të botës në peshat super të mesme, në kategorinë IBO, duke mundur gjermanin Abraham me vendim unanim të gjyqëtarëve.  Jubank Xhunior nga fillimi e deri në fund nuk lejoi që të vihet në dyshim fitorja e tij ndaj boksierët me eksperiencë si Artur Abraham. Boskieri gjerman qëndroi plot 12 raunde, duke humbur duelin e 6-të në ringun profesionist, por që asnjëherë nuk është shtrirë në dysheme me nokaut teknik. Për Juban Xhuniorin është triumfi i 25-të në 26 duele si profesionist, ndërsa për gjermanin kjo ishte humbja e 6-të në 52 duele, ku ka shënuar 46 fitore.

Shpërndaj me