Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur marrëveshje për finalizimin e shkurorëzimit në formë private dhe do të punojnë së bashku në ribashkimin e familjes, kanë njoftuar aktorët me një komunikatë të përbashkët.

Në deklaratën e tyre thuhet se gjitha detajet e shkurorëzimit do të mbesin të fshehta duke përdorur një gjykatës privat.

“Palët kanë nënshkruar marrëveshje për të ruajtur privatësinë e fëmijëve dhe familjes, duke mbajtur konfidenciale gjitha dokumentet gjyqësore”, thuhet në deklaratën e tyre.

“Prindërit janë të përkushtuar që të veprojnë të bashkuar për t’u këndellur dhe ribashkuar familjen”.

Shpërndaj me