Rreth 1 400 fëmijë jemenitë kanë vdekur dhe 2 000 shkolla janë shkatërruar që prej fillimit të luftës në Jemen në mars 2015, njoftoi sot në Sana Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF).

  Që prej përshkallëzimit të konfliktit, Kombet e Bashkuara kanë mundur të verifikojnë se rreth 1 400 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 2 140 janë pagosur – deklaroi për median përfaqësuesja e Jemenit në UNICEF, Meritxell Relano.

Rreth 2 000 shkolla në Jemen nuk mund të shërbejnë më pasi janë shkatërruar, dëmtuar, shërbejnë për të pritur të shpërngulurit ose përdoren për qëllime ushtarake”, theksoi ajo.

Shpërndaj me