Maple leaf tempura, po ashtu e njohur si “momiji” është një ushqim specifik I qytetit Minoh të Japonisë. I skuqur dhe I fërguar mirë deri sa të merr ngjyrën e artë, momiji ka një proces të gjatë njëvjetor për tu përgatitur. Setsuko Hisakuni përgatit këtë ushqim për gati 50 vite, duke e realizuar një traditë që ka filluar në vitin 1300. Ajo I mbledh gjethet që kanë rënë prej pemëve, I paketon dhe u hedh kripë dhe I lë ashtu për një vit. Pastaj I largon gjethet nga kripa dhe I skuq shumë me gjalpë tempura.

Dyqani ynë punon tashmë 80 vite. Të përgatitësh maple leaf tempura është zbavitëse, dhe jemi shumë krenar me punën tonë. Kemi blerës që nuk kanë dëgjuar asnjëherë për këtë ushqim aspak, dhe më vjen shumë mirë kur I dëgjoj duke thënë sa I shijshëm është ushqimi- thotë Setsuko Hisakuni, pronar i një dyqani.

“Momiji” Është ushqim I veçantë sepse përgatitet me dorë, cdo gjethe përgatitet më vete por, së pari duhet siguruar se gjethet janë në gjendje perfekte para se të fërgohen, dhe ky proces merr shumë kohë. Gjethet e kuqe nuk mund të përdoren, gjethet e verdha janë më të përshtatshme për temperatura sepse kanë vena të buta dhe ngjyra nuk ndryshon lehtë kur kriposet.

Shpërndaj me