Adis Jahoviq, vetëm 2 ditë pas përfundimit të ciklik eliminator për Botërorin “Rusi 2018” përmes profilit të vet në fejsbuk, sulmoi trajnerin Angelovski se nuk i ka dhënë hapësirë në kombëtaren e Maqedonisë në dy sfidat e fundit, ndaj Italisë në Torino dhe Lihtenshtajnit në Strumicë. Jahoviq në kohë të njëjt I quajtti të gjithë dushman në kombëtare për mos luajtjen e tij në dy sfidat e fundit eliminatore. “30 gola të shënuara në Turqi nuk janë të mjaftueshme. Sulmues i parë në Turqi dhe ftohem si rezervë. Bravo. Unë kam karrakter më të madh se të gjithë ju dushmanë,” ka shkruar Jahoviq në një postin në rrjetet sociale. Ndryshe një largim të tillë nga përfaqësuesja e Maqedonisë e ka deklaruar edhe Muzafer Ejupi, i cili ka potencuar se deri sa të jetë trajneri aktual, Igor Angellovski në krye të Maqedonisë, nuk do të luajë për përfasqësuesen seniore.

Shpërndaj me