Real dhe Atletico Madrid mes vete janë përballur në dy nga tri finalet e fundit të Ligës së Kampionëve. “Mbretërit” në të dyja ndeshjet kanë dalë fitues. Këto dy skuadra madrilene mes vete në Evropë, kanë zhvilluar shtatë ndeshje. Real Madrid ka 4 fitore. Atletico ka 1 fitore, por “jorganxhinjët” asnjëherë nuk kanë arritur ta eliminojnë rivalin lokal.
Skuadra e Monaco dhe Juventusi kanë zhvilluar katër ndeshje. Klubi nga principata vetëm në 1 ndeshje ka dal fitues, ndërsa Juve ka dy fitore. Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave është zhvilluar në sezonin 2014/2015 dhe Juve doli fitues.

Shpërndaj me