Ky park zbavitës e njëkohësisht edhe ekologjik, i ndërtuar në Itali është vepër e Bruno Ferrinit i cili të tërin e ka ngritur me duar, pa asnjë mjet ndihmës. I frymëzuar nga natyra, lëvizja e lirë e zogjve dhe degëve, ky 50 vjeçar vendosi krijimin e një parku të këtillë ekologjik i cili tërheqë shumë vizitor, kryesisht fëmijë. Kjo karusele brenda një cikli bënë nga 40 deri 50 rrotullime duke filluar nga më e voglat deri të më e madhja. Asgjë nuk është automatike, gjithçka është manuale. Nëse do të shëtisësh duhet të shtysh veten përndryshe nuk do të lëvizë.

Unë mund të punoj për një orë, ose për një muaj të tërë dhe pak nga pak ideja fillon të rritet dhe ashtu edhe karuselja. Kur e përfundoj dhe e shikoj është e mrekullueshme- thotëkreator i parkut Bruni Ferrin.

Në këtë park, së bashku me fëmijët edhe prindërit vijnë për tu argëtuar, pasi ky lloj parku i kthen ata në kohë, thotë Bruni Ferrin. Përveç zbavitjes, vizitorët e këtij parku njëkohësisht bëjnë edhe aktivitete fizike.

Valmira Zendeli 

Shpërndaj me