Ish arbitri i Ligës së Parë të Maqedonisë, Lubomir Krstevski , do të jetë presidenti i ri i Pelisterit. Prezantimi I tij pritet të ndodh në ditët në vijim. Sipas “Makedonski Sport”, Krstevski do të qendrojë në krye të skuadrës manastirase dhe do të bashkëpunojë me Mende Stepanovski, I cili ditë më parë u zyrtarizua si drejtor sportiv te skuadra manastirase. Krstevski do të vazhdojë rrugën e Lubosh Mikellit, arbitrit nga Sllovakia, i cili ishte drejtor te PAOK-u dhe Shahtjori. (Sportmedia.mk)

Shpërndaj me