Vëllai dhe këshilltari i veçantë i presidentit iranian, Hassan Rohani u ndalua për krime financiare, njoftoi sot një zëdhënës i drejtësisë, .

Hossein Fereydoun si dhe persona të tjerë të lidhur me të janë marrë në pyetje disa herë. Një gjobë është vendosur dhe meqënëse ai nuk mundi ta paguajë, ai është burgosur”, deklaroi zëdhënësi, Gholamhossein Mohseni-Ejeie.

“Nëse ai paguan gjobën, do të lirohet. Por hetimi do të vazhdojë”, vazhdoi ai.

Emri i vëllait të presidentit është cituar prej më shumë se një vit në shumë afera korruptive, kryesisht në krime bankare.

Para një viti, shefi i përgjithshëm i hetimeve, Nasser Seraj kishte pohuar se Fereydoun kishte bërë presion që të emërohej në krye të bankës Refah një prej të afërmve të tij, Ali Sedghi, i cili është akuzuar për shumë shkelje financiare.

Më pas ai është larguar nga drejtimi i bankës.

Konservatorët kishin kërkuar disa herë arrestimin e Hossein Fereydoun për korrupsion.

Muajt e fundit, presidenti Rohani dhe përgjegjësit e pushtetit gjyqësor të kontrolluar nga konservatorët, nuk kanë reshtur se sulmuari njëri-tjetrin.

Shpërndaj me