-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Ambasadori i OSBE-së për ALSAT: Mësimi i maqedonishtes nuk duhet të imponohet
Në intervistën për Televizionin Alsat-M, bashkëbisedues është Ambasadori i OSBE-së në vend, z. Hoze Luis Herero.
ALSAT: Si e vlerësoni ju reagimin e qeverisë se "kredibiliteti i institucionit tuaj është rrënuar" pas deklaratës së përbashkët për mësimin e gjuhës maqedonase?
HEREREO: Unë mendoj në përgjithësi se kredibiliteti i OSBE-ja nuk është vënë në pikpyetje. Ditëve të fundit kishte shkëmbim mendimesh, ndërsa ne mbajmë dialogun e fortë - solid me qeverinë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë, pa marrë parasysh se çfarë elemente ka përmbajtur shkëmbimi i mendimeve në ditët e kaluara, ato nuk janë aq të rëndësishme.
ALSAT: Me interpretimin e lirë të komunikatës, qeveria është e zhgënjyer nga reagimi juaj, dhe çfarë implikimesh prisni?
HEREREO: Unë nuk mendoj kështu. Besoj se mund të ketë pasur elemente në reagimin tonë, të cilat nuk janë kuptuar. Të flasim në lidhje me përmbajtjen e problemit. Kishte vendime të miratuara nga kjo qeveri me rekomandimin e bashkësisë ndërkombëtare. Pjesa thelbësore e propozimeve është mësimi i gjuhës së shumicës në fazën e hershme dhe ky është elementi i parë i atij komunikimi. Ne kemi menduar ashtu siç thotë Kushtetuta, se gjuha e cila përdoret në të gjithë territorin dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare në këtë vend duhet të mësohet në fazën e hershme të programit mësimor, nga të gjithë në këtë vend. Kjo është pjesa e parë e vendimeve dhe ajo mbetet e njëjtë. Pjesa e dytë është se gjuha e folur nga më shumë se 20 për qind e popullsisë dhe që është gjuhë zyrtare në vend, gjuha shqipe, sigurisht se duhet të mbrohet dhe të përdoret siç thuhet në Kushtetutë dhe se qeveria duhet të inkurajojë mësimin e saj nga ana e atyre, që nuk e kanë gjuhë amtare. Për këtë bisedova edhe me kryeministrin. Është e rëndësishme për të parë se mbështetja e gjuhës shqipe është efektive dhe ky është aspekti i dytë. Aspekti i retë ka të bëj me atë se kjo është një çështje shumë e ndjeshme, këtë e dimë të gjithë. Marrëdhëniet ndëretnike në këtë vend janë një çështje komplekse dhe për atë shkak çka do, që të bëhet lidhur me zbatimin e dy politikave të mëparshme duhet të bëhet me kujdes. Dhe kjo është e gjitha. Me kujdes të theksohet rëndësia e dialogut në mes palëve, të theksohet arritja e konsensusit, komunikimi me mësuesit, me shoqatat e prindërve, me shkollat dhe ky është qëllimi i OSBE-së. Është çështje e ndjeshme, por politika mbetet e njëjtë. Ne vetëm mendojmë se kjo duhet të bëhet në një mënyrë shumë më të kujdesshme dhe ofrojmë mbështetje. Mendoj se këtu ka vend për bashkëpunim me më shumë anëtarë të koalicionit qeveritar dhe shoqërisë civile, si gjithmonë.
ALSAT: Në deklaratën e përbashkët flisni për "gjuhën shtetërore". Cila gjuhë është kjo?
HEREREO:Shikoni, është gjuha e komunitetit shumicë. Përmendet jo në kuptimin zyrtar. Unë nuk jam ekspert në këtë fushë, por në shumë vende gjuha e përdorur në të gjithë territorin dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare quhet "gjuha shtetërore ". Gjuhët tjera mund të jenë zyrtare, por ka dallim ndërmjet gjuhës shtetërore dhe asaj zyrtare.
ALSAT: Por, ne jemi në Maqedoni, ju flisni për "gjuhë shtetërore", njësoj është edhe në letrën e Komisionerit të Lartë ku është përmendur pesë herë. Cila gjuhë është kjo?
HERERO: Siç thashë, ne funksionojmë si një organizatë ndërqeveritare, që ka 56 vende dhe ka një nomenklaturë të pranuar zyrtare nga të gjithë ata. Jam i detyruar ta përdori dhe shpresoj, se që të gjithë e dinë dhe e kuptojnë përdorimin tonë të fjalëve.
ALSAT: Por, po flisni për gjuhën maqedonase? Pse, frikësoheni ta përmendni si gjuhë maqedonase?
HERERO: Sepse, në dokumentacionin zyrtar të OSBE-së nuk është përdorur si i tillë.
ALSAT: Por, në dokumentet zyrtare të OSBE-së është përmendur gjuha shqipe si e tillë?
HERERO: Po.
ALSAT: A mendoni se këto janë masat për të ndërtuar besimin?
HERERO: Ne shpresojmë se me punën tonë kontribuojmë në ndërtimin e besimit.
ALSAT: Para gjashtë muajve OSBE-ja rekomandoi, që maqedonishtja të mësohet edhe nga bashkësitë pakicë prej klasës së parë. Çfarë nuk shkoi mbarë në ndërkohë?
HERERO: Asgjë. Rekomandimi qëndron. Aspektet specifike duhet ti zgjidhin autoritetet. Dhe kjo është pjesa e dytë që adresuam. Pjesa e parë, zbatimi i gjuhës mbetet. Ndërsa si do të bëhet kjo ne nuk duhet ta themi në hollësi, këtë duhet qeveria ta vendosë. Këshilla jonë është që kjo të bëhet në një mënyrë, që nuk krijon tensione, apo më shumë se sa që mund të evitohen. Rekomandojmë mësim në një fazë të hershme, por ne e dimë dhe do të ishte naive të shtiremi se është masë shumë e lehtë me të kaluarën dhe situatën ndëretnike. Ne e dimë se është një masë komplekse dhe ne vetëm rekomandojmë të bëhet, pasi me këtë, do të fitojnë të gjithë, dhe se të gjithë do ta kuptojnë se kjo është një hap i mirë. Jo me forcë ti imponohet dikujt, por të jetë e pranuar dhe të kuptohet, pse është e mirë kjo për të gjitha komunitetet.
ALSAT: A do të thotë kjo se mund të fillohet tani, por në një mënyrë tjetër ?
HERERO: Duhet të zbatohet në mënyrë, që nxënësit të duan ta mësojnë, por jo të detyrohen.
ALSAT: Por, atëherë unë ju pyes, do të thotë kjo se nuk duhet të fillohet tani ?
HERERO: Në çdo kohë, pasi të përmbushet ky kusht, është moment i volitshëm. Nuk është detyra jonë, si bashkësi ndërkombëtare, që të diktojmë detajet. Por, detyra jonë është që të themi se ne nuk duam, që kjo të jetë bërë në një mënyrë, që krijon tensione të panevojshme. Ndërsa për aspektet e veçanta të politikave mund të ndihmojmë në qoftë se kërkohet prej nesh, por ne nuk jemi ata që e diktojnë politikën.
ALSAT: Por, pse atëherë publikuat një deklaratë të përbashkët, cili është qëllimi juaj?
HERERO: Ne deshëm që të kujtojmë, se ne qëndrojmë pas propozimit të një muaji më parë, por që duam të jetë në mënyrë, që nuk do të krijojë tensione. Nëse më pyesni se çka do të thotë kjo, një javë, një muaj, një vit, dy, tre, do të ju them se varet nga vullneti i mirë i palëve.
ALSAT: U ngrit pluhur i madh në lidhje me letrën e Komisionerit të Lartë, kur është dërguar, deri te kush dhe kur është pranuar dhe opinioni është ende në dyshim për këtë?
HERERO: Edhe unë nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë mendoj se është për të ardhur keq që ky aspekt teknik i komunikimit shkaktoi këtë rrëmujë. Mua më shpjeguan të gjitha palët e përfshira në situatën dhe unë mendoj se ishte një element fatkeq dhe destruktiv, por të jem i sinqertë, ajo edhe nuk është aq e rëndësishme. Më e rëndësishme është se çfarë duhet të bëjmë tani e tutje, se sa të kërkohet e vërteta në lidhje me incidente të tilla ose probleme në komunikim.
Intervistën e zhvilloi Bisera Jordanovska
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin