-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(60)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(40)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
Arkeologët zbulojnë anijen e fundosur gjatë luftës së Krimesë
Arkeologët ukrainas thanë se kanë zbuluar mbetjet e ‘HMS Prince’ anijes britanike të fundosur në Detin e Zi, pranë Ballaklavës gjatë luftës së Krimesë. Fregata u fundos me 150 njerëz në bord, gjatë stuhisë në nëntor të 1854. Anija ishte e ngarkuar me ndihma, municione, dhe me uniforma dimërore. Një numër i madh ekspeditash nënujore, dështuan për gjetjen e anijes. Por arkeologët dhe zhytësit nga muzeu arkeologjik i Ukrainës ishin me fat.
“Faktet shkencore që zbuluam, na lejuan të dilnim në konkluzionin se arkeologët kishin gjetur vendin e saktë të anijes së mbytur. Dy pjatat që gjetëm, ishin një evidencë e rëndësishme. Askush nuk mund të hidhte pjata deri aty, kështu që menduam se ato ishin të anijes. Seleksionimi i sendeve që gjetëm, pjata qeramike, copa gotash mjekësore, municion, na bënë 99 % të sigurt, se kishim gjetur anijen”, deklaroi Sergei Voronov, Drejtor i Departamentit të Arkeologjisë nënujore.
Voronov dhe ekipi i tij, zbuluan gjithashtu edhe mbetjet e një anije tjetër, e cila mund të jetë mbytur gjithashtu gjatë luftës së Krimesë. Ata shpresojnë se zbulimet e tyre do të tërheqin interesin ndërkombëtar, dhe do ti ndihmojnë të kryejnë ekspedita të tjera. Anija ‘HMS Prince’ u fundos gjatë kohës së rrethimit historik të Sevastopolit, pranë qytetit port të Ballaklavës. Lufta e Krimesë, e cila zgjati nga tetori 1853 deri në Shkurt të 1856, përfshiu Rusinë kundër Britanisë, Francës, perandorisë Otomane si dhe Mbretërisë së Sardenjës.
Admir Qose
-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(60)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(40)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Dërgoni komentin