Fillimi | Internet TV | Kuriozitete-video | Një qen gëlltiti një diamant 20 mijë dollarësh

Një qen gëlltiti një diamant 20 mijë dollarësh

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Shoku më i ngushtë i njeriut, gëlltit shokun më të ngushtë të femrës. Në Merilend të SHBA-së një qen gëlltiti një diamant 20 mijë dollarësh në një dyqan bizhuteri. I zoti i qenit, u detyrua të kontrollonte çdo jashtëqitje të qenit, për tre ditë me radhë, për të gjetur dhe rikthyer diamantin.

Një qen i tregoi të zotit të tij, se kishte shije të veçantë për gurët e çmuar. Qeni i quajtur Soli, gëlltiti një diamant që kushtonte 20 000 $, nga dyqani i bizhuterive. Xhorxh Kaufman, i zoti i qenit ishte duke parë gurët e çmuar, që sapo i kishte sjellë një tregtar diamantesh për inspektim në dyqanin e tij. Pa dashje, tregtarit i ra diamanti nga dora, dhe Soli e gëlltiti. Pasi kërkuan për një kohë të gjatë nëpër dhomë, i zoti i qenit Kaufman u detyrua të thërriste veterinerin të dinte se çfarë të bënte. Përgjigja e vetme ishte... pritje natyrale për të marrë diamantin.
"Mu desh të përballesha me diçka të tillë, edhe pse nuk ishte aq e këndshme. Kushëriri im që është dentist, më solli një kuti me dorashka plastike... ai mendoi se ishte qejf”, theksoi Xhorxh Kaufman, pronari i qenit.
Pas tre ditësh kontrolli të jashtëqitjeve të qenit, pronari i Solit më në fund gjeti diamantin, dhe ia ktheu tregtarit. Ishte pak vështirë për të, por më shumë vështirë do të ishte fakti i të humburit 20 000 $ nga një e lëpirë e qenit.

Admir Qose

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

limi më 19/03/2010 00:53:40
avatar
qeni gelltit diamant 20 mi dollar shqiptart skan buk me hanger haha
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
ALSAT-M VIDEOTEKA
www.albart.com