- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
Shqiptarët festojnë sot Ditën e Verës
Shqiptarët festojnë sot Ditën e Verës, një festë tashmë edhe kombëtare. 14 marsi, njihet si dita që sjell ndryshimin e stinëve, pra, ardhjen e pranverës. Tradita është moderuar, dhe festa e cila dikur ishte ekskluzivitet i Elbasanit, tani festohet në të gjithë qytetet e Shqipërisë, me gatimet e saj karakteristike, veçanërisht ballokumet. Festime gjatë gjithë ditës ka edhe në kryeqytet, për të cilën Bashkia e Tiranës kishte hartuar një program të gjerë argëtues për banorët. Festimet janë çelur që në mëngjes me këngët dhe vallet e ansamblit "Tirana" që hapën siparin e festimeve. Lulishtja e sheshit "Skënderbeu" është menduar e gjitha për fëmijët, me lojëra dhe koncerte. Në Galerinë e Arteve performuan muzikë klasike një grup prej 50 instrumentistësh. Një repertor shumë i zgjedhur që nga Bet’hoveni e Vagner. Në parkun "Rinia", për të rinjtë kishte karaoke dhe muzikë moderne, ndërsa në Rogner zhvillohej projekti "Pasarela", i konceptuar si një sfilatë mode. Pasdite, në bashkëpunim dhe me ambasadat, u zhvillua "Rock the Block", koncert rroku ‘live’, me performancën e artistëve të ndryshëm. Ndërsa në sheshin "Nënë Tereza" dhe Ura e Bllokut mbahen dy koncerte gjigante organizuar nga kompanitë e telefonive celulare. Festime të mëdha kishte edhe në qytetin e Elbasanit, ku ashtu si çdo vit merrnin pjesë dhe qytetarë nga Maqedonia dhe Kosova. Festimet u çelën me karnavalet tradicionale dhe shpërndarjen e ballokumeve. Sipas ritit pagan, kjo festë sjell fat, shëndet, mbarësi, dhe lidhet me zgjimin e bimësisë, largimin e dimrit dhe mirëpritjen e pranverës.
Historia e Ditës së Verës
Nga pikëpamja historike, Dita e Verës, si një festë pagane, është kremtuar që në antikitet. Historianët, tregojnë se në bazë të gjurmëve të saj, ajo është festuar që para lindjes së krishterimit.
Ndërsa nga pikëpamja gjeografike, ajo festohej nga mbarë shqiptarët, në qytet e në fshat, në fushë e në malësi, në Atdhe apo edhe në mërgim. Fakti që Dita e Verës është kremtuar edhe nga arbëreshët, tregon përhapjen e saj në të gjitha viset mbarëshqiptare. Arbëreshët, shkulnin barin me gjithë rrënjë, në shenjë të kalimit edhe të një viti tjetër larg atdheut. Në Lezhë, ndizeshin zjarre në oborre e kopshte, për t’i dhënë fuqi diellit. Sot, familjet sjellin çdo mëngjes bimë të njoma, dhe me ujin ku fusnin lulet, lanin fytyrën në shenjë të freskisë.
Gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri kjo festë erdhi duke u zbehur, deri në harresë dhe nuk u kremtua më. Vetëm në Elbasan ajo nuk u zbeh kurrë. Me ardhjen e demokracisë dhe rigjallërimit të traditës, festa u zyrtarizua si kombëtare. Kjo ditë festohet edhe në disa rajone shqiptare të Maqedonisë, përfshi Dibrën dhe Strugën.
Komente (1 dërguar):
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri
- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- 12 të vdekur dhe 21 të plagosur, nesër ditë zie
- Daçiq: Gjërat tash do të jenë më të ndërlikuara
- Ambasada amerikane distancohet nga deklarata e Gruevskit
- Gruevski: ‘Reagimi im është i realtë dhe i sinqertë
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb