Fillimi | Internet TV | Kuriozitete-video | Japoni, shkollë dashurie për dhëndurë dhe nuse

Japoni, shkollë dashurie për dhëndurë dhe nuse

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Në kërkim të dashurisë, dhjetra japonezë po shkojnë në shkollën më të re të Tokios,  për t’u përgatitur si dhëndurë dhe nuse të ardhshme. Shkolla Infini, ofron kurse martese, në një kohë kur në Japoni janë shtuar divorcet ose njerëzit e kanë të vështirë të gjejnë partnerë. Shkolla mbledh vajza dhe djem dhe u mëson atyre si të flasin, ecin dhe të prezantojnë veten me një elegancë, për të fituar zemrat e të tjerëve. Instruktorët japin kritika për veshjet, sjelljen,  por edhe detaje se si të vendosin këmbën përmbi këmbë, si të dalin nga makina, si të shtrojnë një tavolinë, por edhe si të jenë më të aftë në shprehjen e emocioneve të tyre. Studentët gjithashtu aktrojnë sikur janë në një takim dashurie dhe instruktorët japin vlerësimet dhe sugjerimet e tyre. Çmimi për të marrë pjesë pa kufizim në këtë shkollë është mbi 2200 dollarë. Statistikat zyrtare tregojnë se rreth 2/3-a e femrave nën 34 vjeç janë beqare, pavarësisht se në Japoni ka 3800 kompani që punojnë për bashkimin e zemrave të vetmuara. Ardi Pulaj

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
ALSAT-M VIDEOTEKA
www.albart.com