Fillimi | Internet TV | Kuriozitete-video | Rusi, vallëzim në karrocë

Rusi, vallëzim në karrocë

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Kërcimi brejkdens është një nga më popullorët e kohëve moderne, megjithatë ende më interesant është nëse atë e bën një person në karrocë invalidësh. Maksion Sedakov i cili ka humbur këmbët në një aksident, ka impresionuar publikun rus me entuziazmin dhe performancën e tij unike.
“Pasi kalova një kohë të gjatë në spital, u bëra anëtar në këtë qendër. Gjatë kësaj kohe një zonjë na inkurajoi që të nisim të vallëzojmë.  Unë mirëprita këtë propozim pasi kam shumë energji. Kështu fillova të merrem me brejkdens”, deklaroi Maksim Sedakov, kërcimtar.
Madje Maksim së bashku me partneren Elena Lasko, e cila është edhe trajnerja e tij, marrin pjesë vazhdimisht në kampionate botërore në vallëzimin me karrocë invalidësh. Këta dy kërcimtarë nuk janë të parët që kanë thyer akullin. Arpm Fotheringam ka performuar lëvizje me rrokullisje prapa. Padyshim, guximi i këtyre njerëzve dëshmon se ëndrrat mund të realizohen.

Semra Jakupi     

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
ALSAT-M VIDEOTEKA
www.albart.com