Fillimi | Internet TV | Kuriozitete-video | Udhëtimi me tren me avull atraksion turistik

Udhëtimi me tren me avull atraksion turistik

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Banorët e ishullit Java në Indonezi si dhe turistët e shumtë mund të krijojnë një ide se si kanë udhëtuar paraardhësit e tyre para një shekulli. Me një tren me avull ata për një orë mund të kënaqen duke parë pejsazhet e bukura të këtij ishulli indonezian. Stacioni i treneve “Bedono” është ndërtuar në vitin 1837, tani ai është muze, por ofron edhe udhëtime me trena të vjetër.
“Udhëtimi me një tren të vjetër është eksperiencë e paharrueshme dhe mendoj se në Indonezi nuk ka shumë trenë të vjetër që funksionojnë.”, thotë Jozef Xhakababa, udhëtar.
Kompania e trenit mbledh 350 dollarë për një udhëtim dy orësh për 80 persona. Pasi për lëvizjen e trenit nevojiten drunj të mëdhenj, pronarët kanë vendosur që ky tren 103 vjeçar të operojë vetëm dy here në ditë. Me trenin e vjetër udhëtojnë 400 turistë në muaj, prej të cilëve 250 janë nga vendet europiane dhe SHBA.
Frosina Pandurska –Dramiqanin     

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
ALSAT-M VIDEOTEKA
www.albart.com