Fillimi | Internet TV | Kuriozitete-video | Ekspozitë e këpucëve të vjedhura në Korenë e Jugut

Ekspozitë e këpucëve të vjedhura në Korenë e Jugut

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Është e zakonshme të dëgjojmë për ekspozita të ndryshme në shumë vende të botës, por për herë të parë dëgjojmë për ekspozitën e këpucëve të vjedhura. Pikërisht në Korenë Jugore, policia ka ekspozuar rreth 1700 këpucë, me qëllim që pronarët e tyre të mund të shkojnë për t'i gjetur ato. Nga Stacioni policor në Suel kanë bërë të ditur se këpucët do të jenë të ekspozuara për publikun në kopshtin e pas stacionit për 2 ditë. Policia javën e kaluar kishte dyshuar se një pronar dyqani për këpucë të dorës së dyte kishte vjedhur 1700 palë këpucë, gjysma e të cilave kanë qenë nga dizajnerë brendesh të shtrenjta. Këpucët kanë qenë të vjedhura nga ceremonitë e varrimit dhe spitalet e mëdha. 
“Ne konfiskuam 1720 palë këpucë te shtëpia e tij, por ai ka refuzuar të pranojë krimin, duke thënë se i ka blerë ato për arsye se i pëlqejnë dizajnerët e këpucëve të dorës së dytë”, thotë Park Sang-oh, detektiv në Stacionin Policor Suseo.
Deri më tani rreth 260 njerëz kanë shkuar në stacionin policor me shpresë se do t’i gjejnë këpucët e tyre të humbura, por vetëm 69 këpucë i janë kthyer pronarëve të tyre.
Semra Jakupi

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

Keshilla më 27/02/2010 17:51:21
avatar
hahaa, shume interesante te vendosesh kepucet e vjedhura ne nje ekspozite. Po hajnat qe kane vjedhur keto kepuce kane qene prezent?
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
ALSAT-M VIDEOTEKA
www.albart.com