Fillimi | Internet TV | Kuriozitete-video | Tualeti – tempull fati

Tualeti – tempull fati

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Është e zakonshme të dëgjojmë për ekspozita të ndryshme në shumë vende të botës, por për herë të parë dëgjojmë për ekspozitën e këpucëve të vjedhura. Pikërisht në Korenë Jugore, policia ka ekspozuar rreth 1700 këpucë, me qëllim që pronarët e tyre mund të shkojnë për ti gjetur ato. Nga Stacioni policor në Suel kanë bërë të ditur se këpucët do të jenë të ekspozuara për publikun në kopshtin e pasmë të stacionit për 2 ditë.  
Policia javën e kaluar kishte dyshuar te një posedues i dyqanit për këpuce të dorës së dyte edhe atë për vjedhjen e 1700 palë këpucëve, gjysma e të cilave kanë qenë nga dizajnerë brendesh të shtrenjta. Këpucët kanë qenë të vjedhura nga ceremonitë e varrimit dhe spitalet e mëdha. 
“Ne konfiskuam 1720 palë këpucë te shtëpia e tij, por ai ka refuzuar të pranojë krimin, duke thënë se i ka blerë ato për arsye se i pëlqejnë dizajnerët e këpucëve të dorës së dytë”, thotë Park Sang-oh, detektiv në Stacionin Policor Suseo.
Deri më tani rreth 260 njerëz kanë shkuar në stacionin policor me shpresë se do t’i gjejnë këpucët e tyre të humbura, por vetëm 69 këpucë i janë kthyer pronarëve të tyre.

Semra Jakupi  

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
ALSAT-M VIDEOTEKA
www.albart.com