Tao Porchon-Lynch ka më shumë se 75 vjet që zgjohet çdo mëngjes në orën 5 për të ushtruar jogën. 98-vjeçarja, e cila është dhe instruktorja më e vjetër në botë e jogës, ka ndarë me të tjerët sekretin e saj të jetëgjatësisë.

Tao ka lindur dhe rritur në Indi, por prej shumë vitesh ajo jeton në New York, SHBA. “Çdo gjë është e mundur, asgjë nuk është e pamundur. Kur zgjohesh çdo mëngjes dhe thua ‘kjo do të jetë dita më e bukur e jetës time’, ashtu ndodh”- thotë Porchon-Lynch.

Shpërndaj me