-
(136)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(63)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
OSBE tërheq kërkesën për maqedonishten nga klasa e parë
OSBE-ja tërheq kërkesën që maqedonishtja për nxënësit shqiptar të mësohet nga klasa e parë. Komisari i lartë për pakica nacionale Knut Volebek në një letër dërguar kryeministrit Gruevski ia tërheq vëmendjen se nëse shpejton me zbatimin e vendimit qeveritar, mund të shkaktojë pakënaqësi. Alsat mëson se Volebek shqetësimin e tij ia ka shprehur Gruevskit në letrën dërguar më 21 janar, menjëherë pas fillimit të vitit të ri shkollor dhe ashpërsimit të retorikës pasi që Ministri i Arsimit Nikolla Todorov, deklaroi se nuk do ta tërheq vendimin. “Zbatimi i strategjisë së OSBE-së i ashtuquajtur ‘Hapa drejt integrimit të sistemit arsimor’ është shumë çështje shumë e ndjeshme dhe kërkon përgatitje të shumta, porosit Volebek. Komisari i OSBE-së insiston që para se të zbatohet strategjia të promovohet një dialog i detajuar ndërmjet palëve të prekura duke i pasur parasysh nevojat e çdo bashkësie dhe të sigurohet material i përshtatshëm arsimor si dhe programe për trajnim të kuadrit arsimor. Volebek gjithashtu kërkon nga Qeveria që në mënyrë simultane dhe joobligative të promovojë mësimin e gjuhës shqipe në vende ku dominon komuniteti shqiptar.
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Partitë shqiptare thone se me marreveshjen e Ohrit, shqiptaret nuk jane me pakice nacionale dhe se gjuha shqipe eshte gjuhe zyrtare ne Maqedoni? ndersa ne anen tjeter
Komisari i lartë për pakica nacionale Knut Volebek i lejon vetvetes te drejten qe te eksperimentoje me femijet shqiptar duke propozuar qe femijet shqiptar te mesojne Maqedonisht prej klases se pare. Ne vend qe te mer shembull nga Evropa gjegjesisht nga Zvicra ku jane 4 gjuhe zyrtare, ai propozon eksperimente duke menduar se edhe popullata eshte e droguar ashtu sikurse qe jane politikanet shqiptar me te cilet ai kontakton.
urime dhe bravo ju qofte,
kshilli i prinderve gostivar dhe Illyricum Libertas !!!
Zgjohu le te zgjohet nga b..puthja ndaj BDI-se dhe ti kape problemet e shqiptareve dhe jo kur ata skan pare t'juv lypin dhe kur jane ekonomikisht dhe politikisht te nencmuar te bejne ahengje dhe koncerte...
Zgjohu dil dhe kerkoj falje, se je dege e BDI-s kurse populli ska parti.
ky problem do te kishte kaluar pa hetuar po mos te ishte reaguar nga Realiteti...
dilni kritikoni BDI-ne nese s'jeni BDI
tung nga oslo
POr i kisha lut partit shqiptare mos lujn me popullaten se do ti paguajn krejt nga natyra, por do te jet shum von per ta
Ju Faleminderit
Dërgoni komentin