-
(211)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(60)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(40)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(38)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(30)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
-
(24)
Në Kuvend, përplasje për 28 Nëntorin
-
(22)
“Presheva për Kosovën, veriu për Serbinë”
KPD i ri i BDI-së, pa ndonjë befasi të madhe
Nuk ka befasi dhe shume emra të rinj në këshillin e përgjithshëm të BDI-së që përbëjnë 75 anëtarë. Pothuajse të gjithë emrat e funksionarëve të lartë të kësaj partie kaluan që në rrethin e parë të votimit, më së shumti vota fitoi kryetari aktual i komunës së Çairit Izet Mexhiti, ndërsa menjëherë pas tij u radhitën Ermira Mehmeti dhe Teuta Arifi. Për të qenë anëtarë të këtij këshilli besimin fituan edhe të gjithë ministrat aktual të BDI-së me përjashtim të ministrit të Shëndetësisë Bujar Osmani, i cili fare nuk figuronte brenda listës së kandidatëve. Ai do të jetë me automatizëm anëtarë i këshillit falë funksionit që ushtron, siç do të jenë edhe kryetarët e komunave, zëvendësministrat, kryetarët e degëve, mirëpo ata nuk kanë të drejtë as të zgjidhen e as të zgjedhin anëtarët tjerë të organeve partiake.
“Vlerësim i përgjithshëm është se nga ky kongres dolëm më të bashkuar, dolëm më unik, dhe dolëm me një vizion të ri për të ardhmen e BDI-së, të ardhmen e shtetit dhe të ardhmen e rajonit. Vizion i cili u shpreh edhe në fjalimin e kryetarit gjatë punimeve të kongresit. Kongresi zgjodhi kryetarin e BDI-së, zgjodhi edhe 75 anëtarët e ardhshëm të këshillit të përgjithshëm. Në pamje të parë duket që në këshill nuk ka ndryshime shumë të mëdha, por ka emra të ri, zakonisht emra të studentëve, emra të sapodiplomuarve, ka freskim do të thoja në këshillin e përgjithshëm”, u shpreh Abdylaqim Ademi, anëtarë i kryesisë qendrore të BDI-së.
Sipas statutit të BDI-së, Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë i partisë i cili do të zgjedh edhe kryesinë e re të BDI-së që përbëhet nga 21 anëtarë, do të zgjedhë në vend një tani dy sekretar atë të përgjithshëm dhe sekretarin organizativ si dhe nënkryetarët e partisë numri i të cilëve ende nuk është definuar do të mbetet dy ose do të rritet në katër.
Bedri Rexhallari






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Ne duhet vetem te jemi mirenjohes punes qe ai person ka bere ,nese vleresojme se eshte ne favor te kauzes sone.Fundi i fundit nuk mund vetem fytyra te njëjta te jene gjithmone ne funksione te larta.Le te leshojne pashe zotin,vendet edhe per te tjeret,kurse ata qe kane shijuar pushtetin le te vrapojne edhe pak qe te paguajne dhuraten qe ua ka dhene partia!?
Dërgoni komentin