Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Unifikimi i opozitës shqiptare shënon ngecje!

Unifikimi i opozitës shqiptare shënon ngecje!

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Bashkëpunimi RDK – PDSH, shënon ngecje. Këtë  në mënyrë indirekte e pranon edhe kreu i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani, i cili, fajin për këtë e merr mbi vete. Sipas Osmanit ngecja vjen si rezultat i mungesës së zyrave të partisë së tij. Kreu i RDK-së thekson se me Thaçin kanë realizuar edhe dy takime tjera, të cilat i cilëson si takime private dhe që nuk kanë rezoltuar me ndonjë veprim konkret. Ndërkohë, Osmani shprehet i kënaqur nga bashkëpunimi në nivel lokal, gjegjësisht nga bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Tetovës Sadi Bexhetin.
“Në nivel partiak, ndoshta duket se ka një ngecje në bashkëpunim për arsye se ne jem i në fazë të konsolidimit të strukturave partiake. Ndërsa ka qenë gjithashtu edhe ndërrimi i moteve dhe që ka qenë një pengesë do të thotë për funksionim ose për një bashkëpunim më efektiv dhe nuk ka indikacione për të dyja palët se ka ndonjë problem të kësaj natyre. Flas në emër të RDK-së, ne këtij bashkëpunimi i jemi qasë në mënyrë serioze dhe mendojmë se duhet të jetë i dobishëm për të dy palët. Nuk ka pengesë në kuptim të realizimit të këtij takimi, problemi qëndron te ne, ne jemi duke funalizuar dy zyra tona të reja që shumë shpejtë do ti rihapin në komunën e Çairit në Shkup, dhe ideja ime ka qenë që ne takimin e radhës ta realizojmë në zyrat qendrore të RDK-së në Shkup”, deklaroi Rufi Osmani, kryetar i RDK-së.
Kreu i RDK-së Osmani, kohë më parë ka realizuar takim edhe me kryetarin e Strumicës Zoran Zaev, i cili, vjen nga radhët e  LSDM-së, por shprehet se takimi ka qenë në vazhdën e bashkëpunimit lokal. Megjithatë gjatë takimit është biseduar edhe për preokupimet politike në vend siç është çështja e emrit dhe fyerjet e fundit drejtuar në adresë të shqiptarëve. Osmani nuk përjashton mundësin e bashkëpunimit me partinë e Cërvenkovskit, por pret që ai të kërkoj falje për gabimin që e ka bërë në të kaluarën.
“Në këtë takim nuk është bashkëbiseduar për ndonjë bashkëpunim eventual RDK – LSDM. Unë konfirmova qëndrimin e RDK-së për të tejkaluar problemin e emrit, nevojitet një bashkëpunim në fazën e parë opozitarë dhe më pas pse jo një koalicion i gjerë qeveritarë...Unë u ngeli principiel qëndrimeve të mija deri të tashme se nevojitet një kërkim falje për një gabim që ai dhe partia e tij e ka bërë dikur mirëpo ne e lejmë të hapur mundësin e një bashkëpunimi indirektë në drejtim të tejkalimit të problemeve të cilat janë në nivel të shtetit dhe të problemeve që kanë të bëjnë me avancimin e çështjes së shqiptarëve”, tha Rufi Osmani, kryetar i RDK-së.
Takimi i parë mes dy subjekteve politike shqiptare PDSH-RDK mbajt më 13 dhjetor kur Thaçi dhe Osmani u morën vesh për formimin grupeve punuese për konkretizimin e marrëveshjes, por që nga ajo ditë ende nuk ka asnjë marrëveshje në drejtim të unifikimit të opozitës shqiptare

Bedri Rexhallari    

Subscribe to comments feed Komente (32 dërguar):

ENGJELLI më 04/02/2012 00:58:24
avatar
Ndaluni shqiptare, mendoni mire e pastaj flisni. Ne duhet ti gezohemi ketij fakti qe per here te pare, ne politiken shqiptare qe po rrjedh tek kerkohet bashkepunim. Kjo eshte ne te miren e popullit, vetem bashk mund te arrijm qellimin, e jo duke share njeri tjetrin e duke vrare njeri tejtrin. Qeveria aktuale nuk eshte duke punuar per popullin shqiptare sllavo¨- maqedonasit- shqiptare na shiten, turp te ken nga vetja se derdhen gjakun e djemve tane per tu ulur ne kariken e qeverise dhe te bejne pazarlleqe te pista ne dem te shqiptareve,si nuk e vje turp ali qametit. E perkrah kete bashkepunim por jo vetem kete por te gjith duhet ta mbehstesim kete dhe do te jemi fitimtare. pershendtje
Thumbs Up Thumbs Down
PER NEGOTINËN më 01/02/2012 23:56:58
avatar
Zotri i Negotines, sa per informat te kisha tregu qe ajo kryesis e BDI-s qe ti i thue ka qene besnike cdo her por te tregoj qe ato persona besnik i kan ndejt edhe PPD me nje kohe, vet kryetari juaj i deges besnik i ka ndejt edhe PDSH me nje kohe , disa anetar tuaj edhe DA te vasil tupurkovskit i kane ndejt besnik, keshtu qe besnikat tuaj skan fund, me mire kishte qen te thuhet qe kryesia e BDI ne Negotine besnik i rin vetem interesit, ato te gjithe jan besnik vetem ndaj interesit te tyre sepse jan interesxhi te medhenj, ndersa sa i perket taksistave eshte turp more te pa turp te luani dhe te beni marketing politik me fatin e disa personave, si nuk ju vjen turp qe te manipuloni ato taksist qe per fat te keq per fajin e sistemit tuaj te prishut te tenderimit ato kan ngelur sot jasht sistemit dhe te pa pune ndersa ju nga kjo situat mundoheni te perfitoni ndonje pik politike, normal sepse skemi ne cka te kapeni dikund tjeter sepse per 8 vite qeverisje keni mbushur xhepat tuaj, dhe keni ndertuar shtepijt tuaja duke mus u hanger palla aspak per njerzit tuaj, qe sot mundoheni qe ti mbroni, .,
Thumbs Up Thumbs Down
negotina më 31/01/2012 02:00:28
avatar
Ju anetar te rinj po lere mor bur fol hajr ti tregoj un se ka kane qene se informatat ti nuk paske njera pale ishte PDK pastaj BDSH e tash u hodhen ne RTK a disa tjere ishin me vite PDSH pastaj thaci i perzuri e u hodhen ne DR e zgjedhjet e fundit u 'pallaun" ne RTK\ Kryesia e BDI-se ne negotin eshte besnike e BDI e joo si disa tjere qe e lane BDI-ne per shkaqe financiare(nuk i fejti ALI Ahmeti minister en e lan BDI-ne)
Po shejf zgjidhni ktoo problemet me taxistet se kini gerdit dinjon))))
Thumbs Up Thumbs Down
negotin më 31/01/2012 01:45:46
avatar
Poo i rij jam por di te dalloj te miren prej se keqes dhe per kercenimet je shumm gabim BDI-ja atoo vota qe i ka mare ne negotine i ka te pastra si loti dhe po ato vota i mer edhe neser nese ka zgjedhje ndersa mos mi trego ti mua aktivistet e RTK se i di mir kush dhe cfare jane dhe mos mu kerceno mua ku te dal dhe si te dal se i majdanit jam kuptove
Thumbs Up Thumbs Down
PER NEGOTINËN më 30/01/2012 23:07:07
avatar
A sa i perket asaj qe kemi ndru parti ne te RDK ne negotin e ke shum gabim cuni, se ne te gjith kemi qen djem te ri qe RDK per ne ka qen partia e pare, ndersa do ishte me mire te informohesh per anetaret tuaj te partis tuaj qe i keni ne negotin, ne sa parti kan qen duke filluar nga PPD, PDSH, PPDSH, e deri tek DA(demokratska alternativa e Vasil Tupurkovskit), prandaj kur do kritikojsh ndonje person mendohu mir, pajisu mir me informata dhe bujrum dil ne mejdan
Thumbs Up Thumbs Down
PER NEGOTINËN më 30/01/2012 23:03:53
avatar
I nderuar i negotines, me vjen mire qe qenke student, shum mire qe tregove si i kemi mledh votat ne te RDK-se , dmth me sjellje te mire, kemi kerku voten e popullit, per dallim prej jush qe kercnonit popullin e Negotines,i kercnonit me largime nga puna,i kercnonit me frig, i kercnonit me pistoleta e me fshirje denimesh neper polici, kecperdoret cdo institucion duke filluar nga shkollat e deri tek xhamijat per te mledh votat por as ato nuk u ndihmuan sepse jeni keto qe jeni, dhe nuk beheni asnjeher njerez ju edhe pse ja paske fillu fakultet ti cun i vogel mos i shti hundet ateher atje ku nuk e ke vendin dhe ku nuk i din disa sende, .
Thumbs Up Thumbs Down
negotina më 30/01/2012 01:01:32
avatar
Jo bre ti i negotines shkollat ua kemi lene juve per ti bere e shooh mir cfar shkollovanash jeni ju na keni befasuar shkolla mund te beni sa te duani por disipline TROSHKA e keni...sa i perket zgjedhjeve fundit e dime mire se si fituat benit shantazh si psh Jepjani voten ketij djali se i duhet pune ska para ose sende e sende tjera duke shkuar ne shtepi shtepi per te siguruar nje vote ne nje shtepi hehe))) po ju dine negotina se kush jeni ju te RDK keni ndruar cdo parti te mundshme nuk eshte cudi tash te ktheheni te SDSM-ja)))) dhe sa per dijeni me ke perzier me ndonje tjeter nuk i kam 29 vjet jam student.
Thumbs Up Thumbs Down
PER NEGOTINËN më 29/01/2012 13:39:38
avatar
Eshte shum qesherake qe dikush qe ende nuk e ka te mbaruar shkollen fillore (edhe pse i ka 29 vjet) dhe mundohet te flas ne emer te fshatit qe ne menyre dinjitoze perkrahi Rufi Osmanin, negotina nuk eshte vend qe shan njerzit asnjeher,Negotina eshte fshati qe din te vlerson te miren dhe te denon te keqen, te keqen qe ben partia e zotriut qe mundohet te komenton dicka, politikat udheheqese te RDK-se jane te nivelit shum te larte per ta kuptuar zotriu me emrin Negotina qe mundohet te komentoj ketu dhe prandaj e ka shum problem qe ta kupton lajmin, e pyesim zotriun me emrin Negotina qe ka komentuar, pse nuk tregon ketu ne komente se kush fitoi ne Negotine ne zgjedhjet e fundit, fitoi mu ky njeri qe ti mundohet te shajsh, prandaj i nderuar mundohu ta mbarojsh at shkoll fillore qe te ka mbet pergjys deri sa jeni ne pushtet se u plake analfabet .
Thumbs Up Thumbs Down
ROKIN më 29/01/2012 13:08:19
avatar
mevjen keq per ket zotrin se sedin veten kueka ene sedin veten ka hec, keto shoke qe bashkohen e shtin ne burg me 1997, ki hala mundohet si ata fmit prinat kti un dot bohem me keta, po ti ose thuj vetes bur ose pse hin ne politik, populli nje her mashtrohet e jo siti qe cdoher mashtrohesh dhe lidhesh mas fjaleve te qerve, por jo te bashkohesh me pdsh por te bashkohesh dhe me tan partit e ish jugoslavis e kot esht padurim pret populli tet nxere dhe prej komune se katastrofa je tuj bo ne komun te GOSTIVARIT, kur njefar ndrishimi ske bo ne komun imite qitetaret me tatime te kota qe va fut, por kesaj pune ithon edhe 1 vit , dhe vet e deklarove pastaj si teket vend shko kalzo pralla ke usht ne tetov.
Thumbs Up Thumbs Down
Naser Tetova më 29/01/2012 11:16:21
avatar
Te shkelesh mbi vetveten per epshe pushteti, kjo dukuri vec tek juve e shof, Cevenkovski u beri ckamos e ju perseri ne bisedime me LSDM, hallal ju qoft burec paske qen, Thaqi ta nxori masken...
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 next gjithsej: 32 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
BFI dhe Myftinia e Shkupit fshehin qëllimin e kredisë
Një ditë pasi konfirmuan se BFI ka marrë kredi në Shparkase Bank , Myftinia e Shkupit e cila paraqitet si hua marrëse nuk dëshiron të ...
image
Besimtarët kërkojnë sqarime nga BFI lidhur me kredinë e marrë
Një grup qytetarësh kanë kërkuar sot llogari nga kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi dhe myftiu i Shkupit Ibrahim Shabani, për marrjen e borxhit me kamatë ...
image
Qeveria shton të ardhurat për vetëqeverisjen lokale
Qeveria shton të ardhurat për pushtetin lokal. Me propozim për ndryshim të ligjit për ujërat do të tentohet rritja e buxheteve të çdo komune në ...
image
Arrestohet autori i veprave antishqiptare
Millosh Radosavljeviq-Kimi, serbi që dogji xhaminë qendrore “Bajrakli” të Beogradit gjatë vitit 2004 dhe që morri pjesë në rrahjen masive mes të rinjve shqiptarë dhe ...
image
PDSh kërkon shfuqizimin e bashkëpunimit policorë me Serbinë
Grupi parlamentar i  PDSH do të dorëzoj në procedurë parlamentare projekt ligj me të cilin do të kërkohet që të shfuqizohet ligji për ratifikim të ...
image
Ministrat shqiptarë heqin maqedonishten nga uebfaqet e tyre?!
Partnerët e koalicionit VMRO-BDI kanë pasur marrëveshje që uebfaqet e ministrive që ata drejtojnë, të jenë edhe në gjuhën shqipe edhe në atë maqedonase. Por ...
image
Siri: Vriten dy gazetarë, plagosen tre të tjerë
Dy gazetarë perëndimorë janë vrarë ndërsa tre të tjerë janë plagosur pasi forcat siriane bombarduan qendrën e qytetit Homs. Sipas aktivistëve opozitar, bëhet fjalë për ...
image
BFI konfirmon marrjen e kredisë. Shparkase Bank: 'Nuk japim kredi pa kamatë'
  Dokumenti i kadastrës të cilin e prezantoi ALSAT M, është i besueshëm, këtë e konfirmoi edhe vetë BFI-ja. Është marrë kredi dhe si garanci nën ...
image
Subvencionet, bujqit në protesta
Derisa nuk i marrim paratë për subvencione, për çdo ditë do ta bllokojmë ndonjë rrugë të Shkupit. Kështu u kërcënuan fermerët e fshatrave Tanushë, Brezë ...
image
Emrat e shkollave shqip, Mexhiti nuk lëshon pe
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka hedhur poshtë deklaratën e drejtorit të Inspektoratit për vetëqeverisje lokale,Vanço Shentanski se gjatë miratimit të vendimit për ...
image
Emri: Nimic në Athinë - Ivanov mbetemi konstruktiv
Pas qëndrimit dy ditor në Maqedoni, ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic sot ka udhëtuar për në Greqi. Për dallim nga qëndrimi i tij ...
image
Ministrat maqedonas injorojnë gjuhën shqipe
Ministria e Shëndetësisë ka hequr versionin shqip të faqes së saj të internetit që ishte në përdorim deri sa në krye të këtij dikasteri ishte ...
image
Thaçi: Integrimi I vendit në duar të gabuara
Lideri i opozitës shqiptare Menduh Thaçi pas takimit që kishte me ambasadorin e SHBA-ve Poll Uollers kërkoi që të ndërpriten qasjet nacioanliste të drejtuesve të ...
image
Amendamente për propozim-ligjin për veprimtarinë e mediave të huaja
Partitë politike shqiptare BDI e RDK, përmes amendamenteve do të ndërhyjnë në propozim-ligjin e ri për veprimtarinë e mediave të huaja në vend, të hartuar ...
image
Besimi në Prishtinë, ofron mbështetje për FSK-në
Maqedonia dhe Kosova kanë thelluar bashkëpunimin në fushën ushtarake përmes nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com