-
(59)
BFI, pengohet ekipi i TV Alsat-M. Vakëfi nën hipotekë për kredi?
-
(43)
BDI: kur shkollat në Strumicë do të mbajnë emra shqip atëher do të tërheqim emrat e shkollave në Çair
-
(32)
Shkup, nisin manifestimet për shënimin e 11 vjetorit të luftës së UÇK-së
-
(30)
BFI nuk përgjigjet ka marrë apo jo kredi?!
-
(26)
Ligji për shqipen, ngulfat Saliun
-
(22)
Osmani në kërkim të konsensusit të gjerë politik
-
(16)
MPB prezanton targat e reja të makinave
-
(15)
Shkup, shënohet katër-vjetori i pavarësisë së Kosovës, mungojnë drejtuesit e lartë shtetëror maqedonas
-
(15)
7 mijë euro gjobë për ata që nuk rrespektojnë pagën minimale
-
(14)
Liria heshtë Aerodormin dhe MZT-në, 88:85
Analistët: Çfarë mund të mësohet nga Republika Serbe?
Analistët Rizvan Sulejmani dhe Stevo Pendarovski hedhin dyshime rreth vizitës në Maqedoni të kryetarit të Republikës Serbe në Bosnjë Millorad Dodiç. Ata thonë se vizita realizohet në kohën kur Bosnja po përballet me probleme të shumta të shkaktuar pikërisht nga politika e Dodikut. Rizvan Sulejmani thotë se një politikë e këtillë ndarëse ka vënë në pikëpyetje konceptin me të cilin u tentua të vendoset paqja dhe siguria afatgjate në Ballkan, pasi çdo ditë e më shumë po forcohen pozicionet e djathtistëve apo forcave nacionaliste.
“Paraqitja e nacionalizmit, normalisht se të para dhe më fragile në funksionimin e shtetit multi-etnik është Bosnja dhe është për tu prit se atje do të ketë efekte negative më të theksuara që nuk përjashton mundësinë që ajo të bartet në pjesë tjera, keni lëvizje mjaft të fuqishme nacionaliste që paraqiten në Kosovë, të cilët në këtë moment nuk e përjashtojnë mundësinë e integrimit por edhe nuk e përjashtojnë edhe konceptin e bashkimit të shqiptarëve, Kosovës me Shqipërinë. Maqedonia veç një kohë më të gjatë jeton me një nacionalizëm të kontrolluar që pak a shumë e ka më të definuar në aspektin strategjik”, tha Rizvan Sulejmani, analist.
Eksperti për çështje sigurie Stevo Pendarovski vlerëson se Bosnja e Hercegovina nuk reflekton stabilitet në rajon, është shtet që nuk funksion me vite dhe nuk mund të sjell fat edhe për vendet tjera andaj duke komentuar qëndrimin e Dodiçit në Maqedoni, Pendarovski hedh dyshime rreth vizitës së tij dhe rreth asaj sa çfarë Maqedonia mund të mësojë nga Republika Sërbska për proceset eurointegruese.
“Më habit pak niveli i lartë i pritjes këtu, pasi ai nuk është lider i shtetit, ndërsa këtu e presin krerët e shtetit, ai është lider i entitetit në kuadër të shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Nuk më pëlqen ajo që eventualisht do të fillonim të shoqërohemi me njerëz të cilët nuk na dërgojnë në Evropë. Duhet të flasim me njerëz që janë atje ose do të jenë atje, për shembull me Kroacinë. Republika Sërbska në Bosnjë e Hercegovinë është entiteti që më së shumti është shkaktare për këtë situatë të rëndë në të cilën ndodhet Bosnja e Hercegovina. Nuk e di çka do të mësojmë ne diçka të re rreth axhendës euroatlantike nga Banja Lluka”, tha Stevo Pendarovski, ekspert për çështje sigurie.
Kryetari i Republikës Sërbska në Bosnjë e Hercegovinë, i cili po qëndron në Maqedoni për të shënuar festën e komunitetit serb ‘Shën Sava’, u prit sot nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Nikolla Gruevski. Shkëlzen Aqifi
Komente (1 dërguar):






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


