Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Arifi për Alsat-M: As Gruevski e as kush tjetër nuk mund ta minimizoj vizitën në Greqi

Arifi për Alsat-M: As Gruevski e as kush tjetër nuk mund ta minimizoj vizitën në Greqi

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Letra e kryeministrit Nikolla Gruevski drejtuar kolegut të tij grek Papadhimos, nuk mund të nënvlerësojë qëllimin dhe rëndësinë e iniciativës së shqiptarëve për të lëvizur proceset euro-integruese përpara. Kështu ka deklaruar për ALSAT M, zv/kryeministrja Teuta Arifi pas përpjekjes së kryeministrit dhe kabinetit të tij që të paraqesin këtë vizitë të Arifit si dërguese të letrës për takim me kryeministrin grek Papadhimos.
“Asgjë nuk mund të minimizojë vullnetin e mire të partisë politike të cilën e përfaqësojë unë BDI-në, asgjë nuk mund të minimizojë vullnetin e madh politik të shqiptarëve të Maqedonisë dhe rajonit për integrim në NATO dhe BE. Unë këto gjëra i shoh si një tendencë për të shfrytëzuar vullnetin shqiptar dhe iniciativën tone të përgjithshme për të hapur procese të reja. Ne si klasë politike shqiptare kemi qenë të gatshëm që të japim kontributin tonë pozitiv për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO dhe pse jo zgjerim të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo është qasje jonë, qasje e drejtë dhe konstruktive”, deklaroi Teuta Arifi, zv/ kryeministre për çështje evropiane.
Ndërkohë Gruevski në letrën e drejtuar kryeministrit grek Papadhimos kërkon një takim, që sipas tij do të ishte stimul shtesë për zgjidhjen sa më shpejtë të çështjes së emrit.
“Më lejoni që me këtë letër të shprehë gatishmërinë dhe vullnetin e mirë për gjetjen e një zgjidhjeve të përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit e cila është hapur nga ana e shtetit tuaj, ndërsa ka të bëjë me emrin e vendit tim. Në prizmin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe dëshirës për arritjen e interesit të përbashkët dhe mbrojtjen e shtetit tim dhe shtetit tuaj nga aspektet e fituesve dhe humbësve në këtë çështje, do doja me këtë letër të hap edhe një herë mundësinë për takim në nivel më të lartë dhe dialog i cili do udhëhiqej me qëllim të stimulimit të procesit për zgjidhjen e çështjes së emrit”, thuhej ndër të tjera në letrën e kryeministrit Gruevski.
Ndërkaq, në takimin mes zv/kryeministres Teuta Arifi dhe kolegut të saj grek Pangalos, kërkesa e Arifit që Maqedonia të anëtarësohet në NATO me referencën IRJM nga ana greke është pritur me rezerva.
“Gjithsesi që unë e shtrova këtë si qëndrim të tërë spektrit politik që është në Maqedoni, ndërkohë pala greke mbeti më e rezervuar sa i përket kësaj qasjeje, kryesisht duke u mbajtur në aspektin gjeneral të konstruktivitet apo të dëshirës për integrim më të shpejtë të vendit në NATO apo Bashkimin Evropian”, tha  Teuta Arifi, zv/kryeministre për çështje evropiane.
“Ekziston edhe ajo që në gjuhën angleze sqarohet si instrument  për ndihmë paraqasëse, në suaza të së cilës  do ët ofrojmë një sërë shërbimesh, përderisa qeveria tjetër dëshiron ti shfrytëzoj  si ndihmë  që të lehtësohet procesi i bisedimeve  që zhvillohen me Bashkimin  Evropian”, Teodoros Pangalos, zv/ kryeministër i Greqisë.
Në takimin mes dy kolegëve, Arifit dhe Pangalos, është diskutuar edhe për mbështetjen e shteteve të BE-së në procesin e integrimeve evropiane të rajonit, bashkëpunimi ndërkufitar etj. Kjo është vizita e parë e Arifit në Greqi, pas 10 vjetësh, duke rihapur komunikimin mes autoriteteve të të dy vendeve.  Semra Jakupi
                       

Subscribe to comments feed Komente (31 dërguar):

uka më 31/01/2012 22:17:07
avatar
kemi ni dert te madh po nuk jemi ka e kuptojm ne shqipttaret ne maqedoni ata nuk na duan te na shohin te xhall e zoja arifi don maqedonin ta integroj ne evrop po a kan kto njerz ndjenja njerzore
Thumbs Up Thumbs Down
Teuta më 30/01/2012 18:34:10
avatar
Keto qafirat e duit po shpejtojne te hy firomi na Nato se mos po e ndajne shqiptaret firomin......Aferim shpejtoni sa ma shpejte se mos po ua ndajne shqiptaret dhe po e bashkojne me Shqiparin....
Thumbs Up Thumbs Down
SHqiptar nga Stambolli më 26/01/2012 13:31:50
avatar
KOKA ,a keni shum deshir qe te formojni nje shtet te rrejshem nje Maqedoni qe as nje her nuk ka egzistuar ,te jetoni me nje popull qe nuk kan pasur histori te perparshme ,dhe nuk do te ken as histori ne te ardhmene edhe pse mundohen duke tu ja vjedh historin tjerve .dhe ty koka e perkrah nje gje qe nuk esht e jona une ju them nese shkoni ne Stamboll lipne Ejup Belediyesi aty e ke arkiven e ter ballkanit dhe shef vet se kush jemi ne Shqiptaret dhe kush esht popull i humbur pershendetje nga Stambolli.
Thumbs Up Thumbs Down
xheki më 26/01/2012 10:22:02
avatar
oti alban kur do vin punet e mira o bac aj shko flej vla se qenke tu flet kta shetisin familjet e deshmoreve durojn urin ,kta japin udhetime falas per simpatizantet ne serbi,shkon kryetari shtetit me publik antishqipetar.
Thumbs Up Thumbs Down
guri më 26/01/2012 01:14:50
avatar
Alban Jakupi me siguri ka te afert funksionar dhe eshte ne pune...nuk me befsojne te tillet. Per hidare e ka..flet mire per DUI-n !!!
Thumbs Up Thumbs Down
Shqiponja më 26/01/2012 00:29:48
avatar
Teutes vetem emri i ka ngel me simbolike shqiptare! Rroft kariera ime , po per popullin do te vijne dite me te mira!
Thumbs Up Thumbs Down
vismajor më 25/01/2012 20:37:46
avatar
Me vjen shum keq z.Teuta po ke rene ne nivel shume te ulet ju gjith diten mund te thoni se asgje nuk mund te minimizoje viziten tuaj po ja qe letra e derguar nga ana e shefit tend e minimizoi ate bile shume,ju shume mire e
keni te qarte se kjo eshte nje loje konspiracioni po kete nuk mund ta thoni, politikave integruese po ju vjen fundi,andaj mos u lodhni shume se nuk varet prej Jush po as prej BDI-se se a do te integrohet Maqedonia apo jo!
Thumbs Up Thumbs Down
eagle më 25/01/2012 20:20:01
avatar
POSTA E SHPEJTE
Thumbs Up Thumbs Down
struga më 25/01/2012 19:04:27
avatar
kurir apo sherbetore alsat njer per njer i vetmi televizor qe perfaqson shqiptaret...shpesh her e kam theksuar per ket televizor se mos bohet viktim e partive se perndryshe do ta humb shkelqimin e saj partit shkojn e vin por alsat mbetet...vazhdoni keshu jeni me te miret suksese
Thumbs Up Thumbs Down
ALBAN JAKUPI më 25/01/2012 17:30:29
avatar
Bashkimi Demokratik per Integrim nuk merret me fjal por me pune,kete per te saten herr po e tregojm konkretish rezultatet do te vijn edhe ne euointegrime,edhe ne ekonomi,edhe ne infrastrukture,kulture,por e vertet eshte se ka veshiresi por pas veshtiresive gjithmone vjen lehtesimi andaj e vleresoj mjaft zv kryeministren per eurointegrime Arifi dhe rolin e bdi-se ne qeverine e tanishme ne mandatin qeverises por rezultatet nuk mund ti shifni sot por mbas 3 viteve kete edhe do ta deshmone bdi jam i sigurt,rroft bdi,lideri Ali Ahmeti,ndersa opozita shqipetare le te meret me muhabete se vetem ato kompetenca kan, nuk kan pune tjeter per te bere,pershendetje alsat-m
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 next gjithsej: 31 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
BFI dhe Myftinia e Shkupit fshehin qëllimin e kredisë
Një ditë pasi konfirmuan se BFI ka marrë kredi në Shparkase Bank , Myftinia e Shkupit e cila paraqitet si hua marrëse nuk dëshiron të ...
image
Besimtarët kërkojnë sqarime nga BFI lidhur me kredinë e marrë
Një grup qytetarësh kanë kërkuar sot llogari nga kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi dhe myftiu i Shkupit Ibrahim Shabani, për marrjen e borxhit me kamatë ...
image
Qeveria shton të ardhurat për vetëqeverisjen lokale
Qeveria shton të ardhurat për pushtetin lokal. Me propozim për ndryshim të ligjit për ujërat do të tentohet rritja e buxheteve të çdo komune në ...
image
Arrestohet autori i veprave antishqiptare
Millosh Radosavljeviq-Kimi, serbi që dogji xhaminë qendrore “Bajrakli” të Beogradit gjatë vitit 2004 dhe që morri pjesë në rrahjen masive mes të rinjve shqiptarë dhe ...
image
PDSh kërkon shfuqizimin e bashkëpunimit policorë me Serbinë
Grupi parlamentar i  PDSH do të dorëzoj në procedurë parlamentare projekt ligj me të cilin do të kërkohet që të shfuqizohet ligji për ratifikim të ...
image
Ministrat shqiptarë heqin maqedonishten nga uebfaqet e tyre?!
Partnerët e koalicionit VMRO-BDI kanë pasur marrëveshje që uebfaqet e ministrive që ata drejtojnë, të jenë edhe në gjuhën shqipe edhe në atë maqedonase. Por ...
image
Siri: Vriten dy gazetarë, plagosen tre të tjerë
Dy gazetarë perëndimorë janë vrarë ndërsa tre të tjerë janë plagosur pasi forcat siriane bombarduan qendrën e qytetit Homs. Sipas aktivistëve opozitar, bëhet fjalë për ...
image
BFI konfirmon marrjen e kredisë. Shparkase Bank: 'Nuk japim kredi pa kamatë'
  Dokumenti i kadastrës të cilin e prezantoi ALSAT M, është i besueshëm, këtë e konfirmoi edhe vetë BFI-ja. Është marrë kredi dhe si garanci nën ...
image
Subvencionet, bujqit në protesta
Derisa nuk i marrim paratë për subvencione, për çdo ditë do ta bllokojmë ndonjë rrugë të Shkupit. Kështu u kërcënuan fermerët e fshatrave Tanushë, Brezë ...
image
Emrat e shkollave shqip, Mexhiti nuk lëshon pe
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka hedhur poshtë deklaratën e drejtorit të Inspektoratit për vetëqeverisje lokale,Vanço Shentanski se gjatë miratimit të vendimit për ...
image
Emri: Nimic në Athinë - Ivanov mbetemi konstruktiv
Pas qëndrimit dy ditor në Maqedoni, ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic sot ka udhëtuar për në Greqi. Për dallim nga qëndrimi i tij ...
image
Ministrat maqedonas injorojnë gjuhën shqipe
Ministria e Shëndetësisë ka hequr versionin shqip të faqes së saj të internetit që ishte në përdorim deri sa në krye të këtij dikasteri ishte ...
image
Thaçi: Integrimi I vendit në duar të gabuara
Lideri i opozitës shqiptare Menduh Thaçi pas takimit që kishte me ambasadorin e SHBA-ve Poll Uollers kërkoi që të ndërpriten qasjet nacioanliste të drejtuesve të ...
image
Amendamente për propozim-ligjin për veprimtarinë e mediave të huaja
Partitë politike shqiptare BDI e RDK, përmes amendamenteve do të ndërhyjnë në propozim-ligjin e ri për veprimtarinë e mediave të huaja në vend, të hartuar ...
image
Besimi në Prishtinë, ofron mbështetje për FSK-në
Maqedonia dhe Kosova kanë thelluar bashkëpunimin në fushën ushtarake përmes nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com