-
(59)
BFI, pengohet ekipi i TV Alsat-M. Vakëfi nën hipotekë për kredi?
-
(43)
BDI: kur shkollat në Strumicë do të mbajnë emra shqip atëher do të tërheqim emrat e shkollave në Çair
-
(32)
Shkup, nisin manifestimet për shënimin e 11 vjetorit të luftës së UÇK-së
-
(30)
BFI nuk përgjigjet ka marrë apo jo kredi?!
-
(26)
Ligji për shqipen, ngulfat Saliun
-
(22)
Osmani në kërkim të konsensusit të gjerë politik
-
(16)
MPB prezanton targat e reja të makinave
-
(15)
Shkup, shënohet katër-vjetori i pavarësisë së Kosovës, mungojnë drejtuesit e lartë shtetëror maqedonas
-
(15)
7 mijë euro gjobë për ata që nuk rrespektojnë pagën minimale
-
(14)
Liria heshtë Aerodormin dhe MZT-në, 88:85
Nuk përfillen ‘ultimatumet’ e Fazli Veliut
Fazli Veliu nuk mori mbështetjen e qeverisë, përkatësisht të përfaqësuesve shqiptarë në të, për zgjidhje të statusit të ish pjesëtarëve të UÇK-së. Ultimatumet e Veliut nuk u përfillën! I irrituar nga kjo heshtje e autoriteteve, kreu i shoqatës së veteranëve të luftës dhe ish deputeti Fazli Veliu e quan Maqedoninë - ‘Iliro-Maqedoni’. Përmes një komunikate, ai iu drejtua familjeve të dëshmorëve si dhe ish pjesëtarëve të UÇK-së, se iniciativa për statusin e tyre do të vazhdojë të prezantohet për mbështetje tek institucionet e larta të Kosovës, Shqipërisë, por edhe të Iliro-Maqedonisë
“Qendrat kryesore të kësaj çështjeje mbarëkombëtare do t'i kemi në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup (Tetovë, Kumanovë), po ashtu dhe xhiro-llogaritë e unifikuara dhe të udhëhequra nga përfaqësues të çështjes kombëtare dhe të familjeve të Dëshmorëve”.
Në komunikatën e kësaj shoqate, saktësohet se iniciativa e 21 Janarit kishte për synimin unifikimin e programeve dhe statusit të Dëshmorëve të Atdheut të rënë nën Emblemën e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të UÇPMB-së, si dhe statusin e programin e familjeve të Dëshmorëve.
“SHVL-UÇK do t'i kryej detyrimet ndaj jush, sipas mundësive dhe kapacitetit mbështetës që ka. Kërkesa jonë drejtuar institucioneve më të larta në këtë vend deri më sot nuk ka gjetur përkrahje dhe mbështetje institucionale. Megjithatë, ju dhe ne do të vazhdojmë me këmbëngulje që t'i realizojmë të drejtat e barabarta e të patjetërsueshme”.
Ultimatumi i Veliut dhe në përgjithësi statusi i ish pjesëtarëve ët UÇK-së i ka heshtur qeveritarët shqiptarë. Ditë më parë disa nga ministra të BDI-së u shprehën të gatshëm që të ndajnë pjesë nga paga e tyre për familjet e dëshmorëve, ndërsa të tjerë, e vlerësuan të palogjikshëm një gjë të tillë, pasi në rast se do të heqin pjesë nga paga, ngrihen dyshime se ata jetojnë me para të tjera dhe jo nga rroga. Bedri Rexhallari






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



O nuk e kupton GJUHEN SHQIPE, (o je sllavo-maqedon qe komenton ne Alsat) o je pis i fisit.
Lexoe mire shkrimin tem dhe mundohu ta kuptosh.
Ne anen tjeter me mire te me manipuloje SHQIPTARI ME I KEQ, se sa si TY "SHKAU ME I MIRE".
FLM ALSAT
a ende kshir me vjedh ne emer te deshmoreve dhe invalidve e thiu kercoves e tradhetari madh i atdheut...pis i flliqur i sigurimit te shtetit sllavomaqedon...i pabese e i pashpirti
cka pret shqipetaria nga njerez si ju qe i gerditet nje femiu te bisedon me ju cobana .me se pari dhembet e juaja si keni te rregullum krejt katran e zi e do rregulloni ceshtjen e deshmoreve dhe invalidve e shitet krejt luften e tradhetarete atdheut te kombit...
A sa i perket shkrimit te Fazli Veliut, manipulim i radhes me popullin. A thot burri se sna perfillin, nuk je be kryetar i shoqate homoseksualesh po je kryetar i shoqates se invalidve te luftes. Duhet te sillesh si burre joi si femen o F.V.. Turp i madh ...
Përshëndetje nga ZH të gjithve