-
(59)
BFI, pengohet ekipi i TV Alsat-M. Vakëfi nën hipotekë për kredi?
-
(43)
BDI: kur shkollat në Strumicë do të mbajnë emra shqip atëher do të tërheqim emrat e shkollave në Çair
-
(32)
Shkup, nisin manifestimet për shënimin e 11 vjetorit të luftës së UÇK-së
-
(30)
BFI nuk përgjigjet ka marrë apo jo kredi?!
-
(26)
Ligji për shqipen, ngulfat Saliun
-
(22)
Osmani në kërkim të konsensusit të gjerë politik
-
(16)
MPB prezanton targat e reja të makinave
-
(15)
Shkup, shënohet katër-vjetori i pavarësisë së Kosovës, mungojnë drejtuesit e lartë shtetëror maqedonas
-
(15)
7 mijë euro gjobë për ata që nuk rrespektojnë pagën minimale
-
(14)
Liria heshtë Aerodormin dhe MZT-në, 88:85
Gruevski dhe Xhaferri të shurdhër ndaj fyerjeve të shqiptarëve
Njëjtë sikur edhe shefi i tij, Nikolla Gruevski edhe zëvendës kryeministri Musa Xhaferi nuk i ka dëgjuar thirrjet anti-shqiptare të lëshuara gjatë ndeshjeve të kombëtares maqedonase në hendboll gjatë Kampionatit Evropian që po mbahet në Serbi. Por, thotë Xhaferi, këto nuk do të jenë as të parat e as të fundit. Sipas tij, dukuritë e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, mirëpo nuk paralajmëron masa apo nisma qeveritare për t’i dhënë fund kësaj sjelljeje që ofendon rëndë shqiptarët. Ndërkohë thotë se Qeveria në vendimin e saj të fundit nuk ka financuar biletat për të ndjekur ndeshjen por vetëm ka siguruar mjetet për udhëtimin e 1 mijë tifozëve për në Beograd. Por nuk tregon se si me mjete buxhetore edhe të shqiptarëve, lejohen fyerjet e shqiptarëve.
“Më vjen keq, nuk kam pasur rast por tani jam bërë kureshtar dhe do të insistojë ti gjejë, besoj që ato për fat të keq qarkullojnë, ruhen por kam dëgjuar nga shtypi dhe bashkëpunëtorët se ka pasur fyerje. Për fat të keq kjo nuk është hera e parë dhe më vije keq të them se kjo nuk do të jetë edhe hera e fundit dhe kisha apeluar që nuk duhet të ketë revanshizma në këtë drejtim pasi ai nuk ka fund dhe për fat të keq ajo nuk respekton asnjë etnitet, aq më keq pasi fillimisht është ofendim për kolektivin që i përkasin ata tifozë apo sportistë, pasi suksesin apo dinjitetin sportiv nuk duhet ta shprehin përmes ofendimeve”, tha Musa Xhaferi, zv/ kryeministër.
Por, thirrjet anti-shqiptare të tifozëve maqedonas gjatë ndeshjes së kombëtares maqedonase në hendboll në Kampionatin Evropian që po mbahet në Serbi janë dënuar ashpër nga qytetarët shqiptarë të Maqedonisë. Gjatë një ankete që realizoi ALSAT-M në kryeqytet, shqiptarët shprehen të mllefosur dhe të zhgënjyer, madje edhe me nota nervozizmi kur gjatë ndeshjes së kombëtares maqedonase kundër Çekisë, thirrjeve anti-shqiptare të tifozëve iu bashkëngjitën edhe vetë hendbollistët.
“I kam simpatizuar pak, por tani më aspak nuk i dua ekipet maqedonase pasi kam qenë simpatizues i tyre kur luanin futboll por edhe hendboll apo basketboll, pasi edhe ne jetojmë këtu me maqedonasit së bashku. Por tani kur i dëgjova ato fyerje, kam festuar kur humbën prej Danimarkës”.
“Unë jam BDI, unë jam Ali Ahmeti, duhet të ngritët në këmbë kryesia shqiptare, BDI-ja duhet të reagojë pasi kur të dalin Shvercerat dhe i rrahin maqedonasit, mandej thonë ju po na sulmoni, por jo ata po ngacmohen të parët. Nuk e di këta çka po kërkojnë, luftë po kërkojnë? Duhet të ngrihet shqiptaria, për çka po ndodh kjo, në Serbi luajnë me tjetër ekip - ata ofendojnë shqiptarët. Nuk janë në rregull këto muhabete, tash të dal unë të ofendojë maqedonasit, unë i ofendojë nuk frikohem, tash le të vijnë unë i ofendojë të gjithë përfshirë edhe Gruevskin, duhet të ngritët Ali Ahmeti”.
“Këtu nuk e di si po jetojnë njerëzit, me ëndrra, njëri gënjen, tjetri njëjtë po kështu vijnë problemet. Nuk ka shtet, shko ti në Evropë bëj kështu por vjen polici të burgosë 5 vite, dhe kur nuk ka shtet nuk ke as ligj dhe asgjë”.
Një pjesë e qytetarëve shqiptarë, fajësojnë politikën për këtë situatë të thirrjeve anti-shqiptare. Ata kërkojnë që ky fenomen të diskutohet mes partive politike pasi situata mund të përshkallëzojë.
“Për këto ofendime popullata që i bënë, nuk është çështje e tyre por duhet politikanët me i zgjidhë këto probleme, ku dhe është vendi kyç me i zgjedh këto probleme dhe jo nëpër rrugë problemet të zgjidhen. Kjo është një gjë që jo në Evropë por as në botë nuk ndodhin këto gjëra që i bëjnë maqedonasit. Kjo nuk është në rregull, por këto punë duhet me i zgjidh politikanët tonë aty ku dhe është vendi për me i zgjidh”.
“Për atë nuk kam çka të komentojë, fyerjet janë pa koment, se kur bëhet diçka në stadiumet ku ekipe shqiptare luajnë, diçka nëse bëjnë shqiptarët menjëherë i komentojnë, kurse tani luajnë maqedonasit me Danimarkën apo me të tjerë, gjithmonë i ofendojnë shqiptarët dhe kjo është no koment, ajo është katastrofë. Sporti nuk duhet të përzihet me politikë. Faji më i madh është tek ata por jo vetëm tek ata por edhe tek shqiptarët se nuk ndërmarrin asnjë masë”.
“I kam dëgjuar fyerjet, janë shumë të rrezikshme, nxitje e popullit që të kacafyten përsëri. Me parat tona bëhen këto gjëra. Shumë keq është kjo, nuk janë punë të mira këto, ofendime andej, ofendime këndej dhe vije deri tek konflikti”.
Ndërkohë mbrëmë përmes një komunikatë, Qeveria njoftoi se ka siguruar bileta për transportin e 1000 tifozëve për ndeshjen e Maqedonisë kundër Polonisë në kuadër Kampionatit Evropian që zhvillohet në Serbi. Përveç biletave për transport, për këta 1000 tifozë kompania ‘Makstil, ka siguruar edhe një mijë bileta për hyrje në sallën ku u zhvillua ndeshja. Valmir Kuçi
Komente (32 dërguar):
gjithsej:
32
| shfaqen:
1 - 10






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb

