-
(59)
BFI, pengohet ekipi i TV Alsat-M. Vakëfi nën hipotekë për kredi?
-
(43)
BDI: kur shkollat në Strumicë do të mbajnë emra shqip atëher do të tërheqim emrat e shkollave në Çair
-
(32)
Shkup, nisin manifestimet për shënimin e 11 vjetorit të luftës së UÇK-së
-
(30)
BFI nuk përgjigjet ka marrë apo jo kredi?!
-
(26)
Ligji për shqipen, ngulfat Saliun
-
(22)
Osmani në kërkim të konsensusit të gjerë politik
-
(16)
MPB prezanton targat e reja të makinave
-
(15)
Shkup, shënohet katër-vjetori i pavarësisë së Kosovës, mungojnë drejtuesit e lartë shtetëror maqedonas
-
(15)
7 mijë euro gjobë për ata që nuk rrespektojnë pagën minimale
-
(14)
Liria heshtë Aerodormin dhe MZT-në, 88:85
Statusi i UÇK-së heshtë Bexhetin dhe Veliun
Kanë heshtur palët e akuzuara mes tyre për statusin e ish pjesëtarëve të UCK-së. As ministri i drejtësisë Blerim Bexheti dhe as Fazli Veliu, nuk shprehen të gatshëm të sqarojnë dilemat e ngritura së fundi në ALSAT nga vetë kreu i Shoqatës së veteranëve të luftës. Në emisionin ‘Rruga drejt...’ , Veliu u shpreh se kishte marrë garancinë nga ministri i drejtësisë Blerim Bexheti, se deri të hënën do të kthente një përgjigje për këtë çështje, pas njoftimit të institucioneve të larta shtetërore Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit të Maqedonisë. Sipas të dhënave, Bexheti dha fjalën pas ultimatumit të shpallur nga Fazli Veliu, për zgjidhjen e kësaj çështjeje deri më 17 janar. Zv/ kryeministri Musa Xhaferi do të deklarohet nesër reth kësaj çështje, ndërkohë që I vetmi që theu heshtjen sot ishte ministri i Ekonomisë Valon Saraçini i cili u shpreh se e ka obligim kombëtar të ndihmojë familjet e dëshmorëve. Megjithatë, ai u ndje i ofenduar nga akuzat e Veliut se ministrat në qeveri janë për t’u pasuruar dhe jo për të punuar për të mirën e qytetarëve.
“Jam i gatshëm në çdo kohë dhe në çdo vend të ndajë pjesë nga rroga ime për anëtarët e familjeve të dëshmorëve. Në çdo moment janë definitivisht i gatshëm dhe besoj se në të ardhmen ky problem do të ketë edhe zgjidhjen në institucionet e sistemit dhe në të ardhmen do të ketë një zgjidhje afatgjate. Do të them edhe njëherë se kam obligim moral dhe obligim kombëtar që në çfarëdo aspekti t’ju ndihmojmë familjeve të dëshmorëve të luftës”, deklaroi Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.
Sikurse Saraçini, u shpreh edhe ministri i mjedisit Abdylaqim Ademi i cili për të përditshmen ‘Dnevnik’ citohet të ketë garantuar ndihmën e tij, edhe në të ardhme për familjet e dëshmorëve.
“Detyra e parë që do të merret nëse ne nuk pajtohemi me atë status që ata do ta realizojnë nesër ose të hënën, që ti detyrojmë ata që të participojnë ose të ndajnë nga mjetet e tyre të rrogave të tyre të kushteve të tyre, qoftë edhe të kushteve që i kanë ata të tepërta që t’i ndajnë për familjet e dëshmorëve edhe për invalidët e luftës”, tha kohë më parë Fazli Veliu, kryetar i SHVL-UÇK.
Kryetari i SHVL-UÇK-së, Veliu u shpreh në Alsat se nëse çështja e ish pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre, nuk zgjidhet në formën e duhur dhe adekuate, atëherë shoqatat e dala nga lufta do të unifikohen. Bëhet fjalë për një gjithëpërfshirje të shoqatave nga Maqedonia, Presheva, Kosova dhe Shqipëria për të krijuar një fond i cili do t’u vinte në ndihmë familjeve të dëshmorëve nga konflikti i 2001-it. Bedri Rexhallari






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



jam pjaestar i nje nder familjeve te deshmorve kisha dasht te ju them se ne nuk kemi nevoj per lemosh por kerkojm drejtsi nuk ka ne voj qe dikush te ndan pjes nga rroga e vet po te punoj qe ta realizoj ate qe e kan premtu