Fillimi | Lajme | Rajoni | Shqipëria do të administrojë hapësirën ajrore të Kosovës

Shqipëria do të administrojë hapësirën ajrore të Kosovës

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Administrimi i hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës, që aktualisht bëhet nga NATO-ja, duket se do të jetë “sipërmarrje” e autoriteteve të Shqipërisë. Në takimin që pati ditë më parë ministri i Transporteve Sokol Olldashi me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ministrin e Infrastrukturës Fehmi Mujota, duket se ishte një ndër temat kryesore të diskutimit. Kjo temë, për vetë rëndësinë që mbart dhe ndryshimet që do të pasojnë shumë shpejt, ka sjellë edhe takimin mes ministrave dhe Kryeministrit në kërkim të një zgjidhjeje optimale. Deri tani hapësira e sipërme ajrore e Kosovës, në nivelin mbi 8500 metra, administrohet nga NATO-ja, por Aleanca ka vendosur që kjo hapësirë, në një kohë të shpejtë të kalojë në administrim të Autoritetit të Aviacionit Civil. Edhe më herët vendi ynë ka treguar interes për të bërë administrimin për llogari të Kosovës deri në momentin që Prishtina të krijojë kapacitetet e veta teknologjike dhe njerëzore. Me të krijuar këto kapacitete, Kosova do të ketë mundësinë që administrimin ta bëjë e vetme. Takimi Olldashi-Mujota-Thaçi duket se nuk ka qenë i përqendruar vetëm në ofrimin e bashkëpunimit për administrimin e hapësirës ajrore, por edhe zgjerimit e rrugëve lidhëse mes dy vendeve kur vjen fjala për transportin. Ministri Olldashi dhe ministri Mujota kanë rënë dakord që të analizohen mundësitë për të rivendosur fluturime direkte Tiranë – Prishtinë. Këto fluturime u ndërprenë vetëm pak kohë pas hapjes së rrugës Durrës – Morinë dhe më pas Vërmicë – Duhël. “Ministrat ranë dakord të shikojnë mundësinë e aplikimit të tarifave lehtësuese për operatorët e mundshëm ajrorë, për ta bërë konkurrues dhe transportin ajror”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Transporteve. Tirana zyrtare, ashtu si dhe Prishtina zyrtare, në vazhdimësi kanë shprehur një gatishmëri për të bashkëpunuar si në kuadër të projekteve infrastrukturore, por edhe në kuadër të zgjerimit të shkëmbimeve tregtare.

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

rafi-ch më 29/01/2012 13:13:06
avatar
Lajm shu i mire.Urime
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Rajoni
Previous
image
Parlamenti i Kosovës: Kërkesë për bashkim me Shqipërinë
Situata politike ne Kosove pritet qe ne ditet e ardheshme te  shoqerohet me te papritura te medha. Kaosi dhe shqetsimi per pranimin nga ana e ...
image
Zhbogar: Pranimi i fusnotës, hap i madh për Kosovën
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë se pranimi i fusnotës nga pala kosovare është një hap i madh përpara për ...
image
Sot rifillon dialogu Kosovë-Serbi
Sot në Bruksel pritet të rifillojë dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili është dashur të mbahej dje, por për shkak të vonesës së delegacionit ...
image
Daçiq: Vështirë të parashikohet kandidatura
Marrja e statusit të kandidatit do të ishte jashtëzakonisht hap pozitiv për Serbinë, por është vështirë të parashikohet nëse Beogradi, gjatë muajit mars, do të ...
image
Shtyhet dialogu, Tahiri nuk shfaqet në takim
Fillimi i raundit të ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i caktuar të fillojë sot në orën 10:00, është shtyrë për kohë të pacaktuar ...
image
Ngushëllime nga mbarë kombi për Komandon e vrarë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehu mbrëmë ngushëllimet për humbjen e jetës së një ushtari shqiptar në Afganistan, teksa një tjetër gjendet në koma."Është ...
image
Në Bruksel vazhdon dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit
Në Bruksel sot pritet të rinisin bisedimet e ndërprera për një kohë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Të dyja palët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që ...
image
Arrihet marrëveshja për Greqinë
Ministrat e Financave të Eurozonës kanë arritur marrëveshje për të ndihmuar Greqinë nga falimentimi, me një paketë në vlerë prej 130 miliardë eurosh, ka njoftuar ...
image
Vriten 2 komando shqiptarë në Afganistan
Dy komando shqiptarë janë vrarë pas një sulmi që ka ndodhur gjatë ditës së hënë në Afganistan. Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë njofton se ngjarja ...
image
Thaçi: Kosova në nismat rajonale edhe me rezolutën 12-44
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka pranuar se Kosova, në nismat rajonale do të përfaqësohet edhe me rezolutën 12-44, dhe se askush nuk do lejohet ...
image
Daçiq: Kosova kundër kandidaturës së Serbisë
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka dërguar letër vendeve anëtare të BE-së, përmes së ...
image
Përkujtohet 20 shkurti 1991, rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës
Shqipëria përkujton sot 21 vjetorin  e  rrëzimit të bustit të ish diktatorit komunist të Shqipërisë Enver Hoxha, i cili drejtoi për 45 vite me radhë ...
image
Takim i eurozonës për Greqinë
Ministrat e financave të eurozonës takohen sot në Bruksel për të biseduar për pakon e shpëtimit prej 130 miliardë eurosh për Greqinë. Pakoja ka për ...
image
Tiranë nisi punën Komisioni për ndërtimin e xhamisë së madhe
Në Tiranë nisi punën Komisioni për ndërtimin e xhamisë së madhe të kryeqytetit. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha kërkoi ...
image
Burns kërkon fleksibilitet në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, William Burns, kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi të jenë fleksibile dhe konstruktive në çështjen e dialogut.Ai tha se përfaqësimi i barabartë ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com