Fillimi | Internet TV | Kuriozitete-video | Irlandë, shtëpia e realizuar me ‘euro’

Irlandë, shtëpia e realizuar me ‘euro’

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Edhe pse është rast social, ai posedon banesë prej 1.4 miliardë euro. Në te jeton që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe planifikon zgjerimin e saj. Bëhet fjalë për Frenk Barkli, artist nga Irlanda i cili me sukses e realizoi idenë e tij, të ndërtojë shtëpi nga pjesë të dëmtuara dhe të shkatërruara kartmonedhash. Veprën e tij e emëroi “përmendorja e marrëzisë”, ndërsa aludon në marrëzinë që do e shkaktonte euroja pas futjes së saj si valutë zyrtare në Irlandë. Objekti është ndërtuar nga tullat e ndërtuara nga bankënota të presuara që i ka huazuar nga autoritetet irlandeze.
“Në secilën prej këtyre tullave ka nga 40-50 mijë euro. Kur të llogaritet, del se në apartament janë futur rreth 1.4 miliardë euro”, tha Frenk Bakli, artist.
Apartamenti gjendet në një ndërtesë afariste në Dublin e cila asnjëherë nuk kishte qenë funksionale. Në pranverë planifikon të ndërtojë edhe kuzhinë, korridor dhe dhomë ndeje. Projekti i Baklit njëherit është edhe mesazh për politikanët evropian që sa më shpejtë ta zgjidhin krizën në eurozonë dhe të mos e shkatërrojnë valutën. Megjithatë, Bakli thotë se nëse euro shkatërrohet, ai edhe më tej do e përdor atë si material ndërtimor. Petar Bllazhevski

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
ALSAT-M VIDEOTEKA
www.albart.com