Besart Ibraimi bëhet futbollisti i pare, i cili në garat evrpiane shënon tri gola për skuadrën kuqezi. Mirëpo sulmuesi kërçovarë , efektin personal e vë në shërbim të ekipit, pasi kërkon që sa më shumë të zgjas aventura kuqezi në garat evropiane. “Normalisht që filluan shumë keq, por më e rëndësishme është që fituam…Jam i lumtur për 3 golëshin , mirëpo më I lumtur jam se e fituam këtë ndeshje,” potencon Ibraimi.  Sulmuesi kuqezi është i kujdesshëm sa I përket ndeshjes së kthimit në Helsinki, edhe pse Shkëndija ka epërsi 3-1, ndërsa beson se sërisht do të jetë në listën e golashënuesve në sfidën me skuadrën finlandeze. “Rezultati është I mirë, por nuk do të jetë lehtë , mirëpo shpresojë se edhe atje të shënojmë një rezultat të mire,” thot Ibraimi, para sfdiës kthyese më 20 korrik në Helsinki.

Shpërndaj me