Sulmuesi i Mançester Junajtedit, aktualisht në rikuperim e sipër pas problemeve me gjurin , gjatë një interviste për “Canal +” ka sulmuar mediat suedeze.

Ka një racizëm të pavetëdijshëm në Suedi. Gazetat më sulmojnë edhe më shumë, sepse nuk mund ta pranojnë atë që Ibrahimoviç është. Nëse një lojtar tjetër do kryente një gabim të ngjashëm me atë mund të bëj unë, mediat suedeze do ta mbronin atë. Unë nuk them se ka racizëm, por një racizëm i pandërgjegjshëm po: Jam 100% i bindur. Po të isha quajtur Andersson ose Svensson, ata do të më mbronin mua edhe nëse do të kisha plaçkitur një bankë”, tha Ibrahimoviç.

Shpërndaj me