“Hiplet” është fryma më e re e vallëzimit e sjellë në realit nga Qendra e Vallëzimit multikulturor e Çikagos. Ky stil i rrallë vallëzimi është shkrirje e lëvizjeve të hip-hopit dhe baletit klasik. Hiplet është kulturë e re vallëzimi e cila pavarësisht kritikave se po humb vlerat e baletit klasik mbetet një stil i rrallë.

Disa njerëz inatosen kur ne vallëzojmë hiplet dhe thonë se: nuk është balet klasik tradicional, se ne po e shkatërrojmë baletin. Por nuk kjo nuk është balet është hiplet, mënyra se si ne fuqizojmë fëmijët tanë, si e fuqizojmë botën. Hiplet është kaq i lirë dhe i hapur. Është tjetër kulturë – tha Homer Hans Birant, Qendra e Vallëzimit Multikulturor, Çikago.

Edhe përkundër ëndrrës së madhe për tu bërë balerina këto vajza janë rritur me idenë se nuk munden të luajnë balet për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre. Hiplet ju dha atyre mundësinë ta realizojnë ëndrrën e tyre por në mënyrë edhe më të veçantë.

Shefkije Alasani

Shpërndaj me