Gonzalo Higuain e ka mbyllur ndeshjen në “Kamp Nou” me një gjest të shëmtuar. Pasi është zëvendësuar në minutën e 87-të nga i riu Kaliara, “El Pipita” i është përgjigjur lumit të vërshëllimave të tifozëve të Barcelona-s duke i treguar atyre gishtin e mesit. Një veprim i papranueshëm për një lojtar të nivelit të tij, që për herën e 12 në karrierën e tij nuk ka arritur të shënojë në fushën e katalanasve. Ai ka dështuar dhe tani rrezikon skualifikimin. Roberto Mançini është skualifikuar me një ndeshje në Serie A, pasi i tregoi gishtin e mesit tifozëve të Milan. E njëjta gjë ka ndodhur me Luis Suarezin te Livepuli, kur ai u skualifikua për një ndeshje pasi i tregoi gishtin e mesit tifozëve të Fulham. Tani vendimi përfundimtar do t’i takojë UEFA

Shpërndaj me