Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka vëndosur rekord të ri në Ligën e Kampionëve duke shënuar dygolëshin më të shpejtë në historinë e kësaj veprimtarie. Në ndeshjen kundër Totenham, Higuain shënoi golin e parë në minutën e dytë dhe në minutën e tetë realizoi golin e dytë me 11-metërsh. Higuain e shënoi golin e dytë pas tetë minutash e shtatë sekondash, duke thyer rekordin e Hulio Kruz, i cili kishte shënuar dy gola në Ligën e Kampionëve në ndeshjen ndaj rusëve të Spartak Moskë, në 8 minuta e 30 sekonda, në tetorin e vitit 2006.

Shpërndaj me