Ligji i ri për energjetikë që e propozoi Ministria e Ekonomisë bie ndesh me interesat e të gjithë qytetarëve. Me nenin 239, paragrafi tre, parashikohet që hidrocentralet e vogla që janë dhënë nën koncesion, në të ardhmen të mund të bëhen pronësi private.

LIGJI PËR ENERGJETIKË – NENI 239

Zgjidhja e deritanishme për pjesën dërmuese të këtyre objekteve ishte se pas përfundimit të koncesionit, këto centrale të vogla duhet të kalojnë në pronësi të shtetit. Koncesioni zakonisht zgjatë 23 vite. Nëse pranohet dhe votohet, nga dispozitat e këtij ligji do të përfitonin disa biznesmenë në kurriz të të gjithë qytetarëve, por edhe në kurriz të pasurisë nacionale të shtetit.

Megjithatë, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot kishte një përgjigje modeste në pyetjen për dëmin nga ky Nen i Ligjit”.

Ju kuptoj tërësisht, prandaj sot kemi një temë tjetër në konferencën për media. Javën e ardhshme do të organizohen diskutime publike dhe gjithashtu do të ketë konferencë për media vetëm për Ligjin për Energjetikë- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Se nuk bëhet fjalë për shërbim të vogël për biznesmenët të cilët kanë hidrocentrale të vogla rrjedhëse flet e dhëna se në këtë moment në 72 lokalitete ka objekte të këtilla me fuqi të instaluar prej 67 megavatëve. Këto hidrocentrale të vogla për 10 muajt e parë të këtij viti kanë shitur rrymë prej thuajse 9,5 milionë euro. Gjithashtu, këto centrale shtrihen në disa hektarë truall dhe përdorin mallra me interes të përgjithshëm, më saktësisht ujë. E, në të gjitha çështjet tjera të hapura që rezultojnë nga ky ligj, si për shembull, kush ka qenë anëtar në grupin punuese për përgatitjen e Ligjit, kush ka interes prej tij, a ka konflikt me ligje tjera, ministri Bekteshi u përgjigj si vijon …

Goran Temenugov

Pas publikimit të kësaj kronike në Alsat-M reaguan nga Ministria e Ekonomisë.

“Ministria e ekonomisë demanton se në tekstin e projektligjit për energji parashikohet që hidrocentralet e vogla të dhënë me koncesion të mund të bëhen pronë private, duke treguar që në grupet e punës për projektligjin është biseduar në këtë temë, por në tekstin final te projektligjit kjo nuk është e parashikuar aspak.

Alsat-M prej burimeve te veta e kishte siguruar versionin e fundit te ligjit para paraqitjes. Ministri i ekonomisë sot kishte shansin të përgjigjet në pyetjet e parashtruara, por nuk e beri atë. Atë mundësi Alsati do t’ja japë edhe nesër, në interes të publikut dhe angazhimit të Qeverisë për punë transparente dhe të përgjegjshme”.

Shpërndaj me