Ekipi i Katica Janevës ka vizituar në kompaninë “Media Print Maqedoni”, ku botohen gazetat “Dnevnik”, “Vest” dhe “Utrinski Vesnik”. Informacione për qëllimin e kontrollit nuk jepen. Nga specialja thonë se për shkak të fshehtësisë së procedurës parahetimore nuk mund të japin detaje. Prokuroria speciale hyri në këtë shtëpi mediatike, në kohën kur punonjësit e saj filluan grevën mbi pagën e papaguar të janarit. Edhe pse kanë tentuar të kontaktojnë me menaxhmentin nga këto tri gazeta nuk ishin të ftuar në takim. Ashtu që është miratuar vendimi për grevë. Për punëtorët mbetet e paqartë ftesa që i është bërë kryeredaktorëve të tyre në “Orka Holding” për ta shpjeguar situatën në gazetat, kur pronar i kësaj kompanie, biznesmeni Orce Kamçev, para dy muajve ka shitur aksionet në Media Print Maqedoni.

Bordi i i “Orka Holding” më 12 dhjetor 2016 ka sjelllur vendimin ndërsa i njejti është zbatuar më më 31 dhjetor 2016, me çka edhe formalisht Orka Holding ” nuk është pjesë e kompanisë – tha Ljubisha Stankoviq, kryetar i sindikatës së “Utrinski Vesnik”.

Dje edhe zyrtarisht “Orka Holding”, tha se kishte shitur aksionet e saja në kompaninë “Qendra grafike” SHPK Shkup, pronar i Media Print Maqedoni me një çmim nominal. Pagat deri më 31/12/2016 janë paguar, ndërsa në ditët e ardhshme do ta shlyejnë edhe pagën e papaguar të janarit.

Bojan Stojanovski

 

 

Shpërndaj me