Kampioni aktual evropian Vardari, të shtunën në kuadër të garave në Ligën e Kampionëve do të përballet me Barcelonën. Fituesi i kësaj ndeshje do të merr kryesimin e renditjes në grupin A dhe në kohë të njëjtë do jetë një hap më pranë kualifikimit direkt në ¼ e finales së kampionëve.

 Të shtunën do të përballemi me Barcelonën. Për mua është kundërshtari më serioz që nga fillimi i sezonit. Kanë një skuadër me përvojë dhe e dinë se si duhet luajtur në kësisoj ndeshje. Mund ti fitojmë vetëm më një lojë të mirë në mbrojtje. Ne jemi një skuadër e ngjaj-shme me atë të Barcelonës dhe pres një ndeshje të vështirë. Njihemi mirë dhe nuk duhet luajtur si në Supergloub  – tha Raul Gonzales trajner i KH “Vradar”

Hendbollistët e Vardarit, janë të vetëdijshëm se në këtë përballje nuk duhet bërë shum gabime, pasi Barcelona në maksimum i shfrytëzon ato.

 Na pret ndeshje me Barcelonës. Siç tha Raul, është një nga skuadrat më të mira në botë. Barcelona është skuadra e vetme që në këtë sezon na ka fituar. Në Doha nuk ishim në nivelin e duhur, por besoj se tani mund të luajmë shumë më mirë. Gardiani kundërshtar zakonisht është më i miri. Patjetër duhet ti shfrytëzojmë raste dhe nuk guxojmë të bëjmë shumë gabime.  – përfundoi hendbollisti Stoillov.

Skuadra e Vardarit në përballjet me Barcelonën, ka shënuar vetëm një fitore edhe atë në “final four” në Kelln, ndërsa të shtunën në Shkup do të orvaten që ta shënojnë fitoren e katërt në këtë sezon. Vardari po ashtu do jetë në kërkim të fitores së parë ndaj Barcelonës në parket vendas. ( S. V. Ademi)

Shpërndaj me