Në qendër të Havanës është një piceri që picat deri tek klientët i dorëzon në një mënyrë krejt të pazakontë. Në vitin 2010 kur Kumba zgjeroji bizneset private, Marta Kastedea dhe bashkëshorti i saj morën licensën për të hapur picerinë e tyre. Duke punuar në kushte shumë të vështira, çifti gjeti një mënyrë kreative se si t’u dorëzojë picat klientëve nga furrat që ishin instaluar në çatinë e ndërtesës. Kjo mënyrë e shërbimit të picave në Havana njihet si picat kubane fluturuese.

Një ditë kur po dorëzoja picat frynte shumë erë sa pica iu përplasë në fytyrë një klienti as unë nuk pata kohë ta paralajmëroj. Çelësi i një pice të shijshme është brumi dhe salca. Tek ne çdo pic-bërës e ka brumin dhe salcën e tij por ato nuk e zbulojnë sekretin e tyre. Njerëz nga i gjith vendi vinë për të ngrënë picat tona – tha Marta Kastedea, pronare.

Piceria quhet “A mi manera” ose “Sipas mënyrës sime” për shkak se nuk ka një meny të përcaktuar, klientët porosisin pica sipas mënyrës së tyre. Pasi burri i Martës nuk jeton më ajo ëndrrën e picave fluturuese vazhdon ta mbajë gjallë me ndihmën një mike.

Shefkije Alasani

Shpërndaj me