Të shtunën të gjitha rrugët futbollistike në Maqedoni, do të çojnë drejt stadiumit të qytetit në Tetovë, ku do të zhvillohet derbi i madh i futbollit vendor Shkëndija – Vardari. Janë këto dy skuadra të cilat në verë kanë rezultate të mira evropiane dhe në një mënyrë të tillë duan të hapin sezonin e ri 2017/18. Kapiteni i skuadrës së Shkëndija, Ferhan Hasani kërkon që skuadra e tij mos të përsëris gabimet e bëra sezonin e shkuar.

Pas kësaj euforie që mbizotëron në klub, pasi bëhet fjalë edhe për Milanin. Normalisht se edhe dita e nesërme është më e rëndësishme për ne. Duam ta nisim kampionatin në mënyrën sa më të mirë. Nuk duam ti përsërisim gabimet që i kemi bërë vitin e kaluar. Duhet ta marrim ndeshjen pa emocione, vetëm si një lojë futbolli dhe në fund ti gëzohemi fitores. – tha për Alsat-M, kapiteni Hasani.

 Bashkëlojtari i tij Ardian Cuculi, pret që nesër stadiumi të jetë i stërmbushur dhe këta tifozëve të tyre tua kthejnë me një fitore në përballjen me Vardarin.

Normalisht është fillimi i kampionatit dhe pas ndeshjeve të mira dhe pozitive në Evropë, shpresojmë se do ta fillojmë kampionatin me një këmbë të mbarë. Luajmë kundër Vardarit, ekip rival i jonë kryesor për titullin e kampionit. Shpresoj se nesër do të jetë stadiumi i mbushur dhe ne do ti shpërblejmë me një fitore. – tha Cuculi.

Ndeshja Shkëndija – Vardari luhet të shtunën, në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe do nis në ora 17:00.

Shpërndaj me