Festivali i tradicional i skulpturave nga akulli në qytetin kinez Harbin këtë pritet të vizitohet nga më shumë se 18 milion vizitor. Me sa duket skulpturat gjigante të akullta nga viti në vit bëhen edhe më tërheqëse dhe interesante për njerëzit. Këtë vit në festival garuan 70 skulptor nga 14 vende të botës të të cilët sollën vepra mahnitëse duke punuar në temperatura polare -10 gradë celsius.

“Në fillim e ndajmë bllokun e akullit në dy pjesë she pastaj fillojmë gdhendjen e këndeve më pas merremi me detajet. Kjo është pjesa im e parapëlqyer. Punën tonë përpiqemi ta bëjmë sa më perfekt bazuar në format origjinale”, tha  Ilia Tekin, skulptor akulli nga Rusia.

Gjatë natës shfaqja e më shumë se 2000 skulpturave të akullit bëhet edhe më përallore pasi ndriçohen nga ndrita shumë ngjyrëshe ndërkohë temperaturat arrijnë deri në -15 gradë. Parku i mbuluar me borë ku janë të vendosura skulpturat përfshin 800 mijë metër katror tokë. Ky festival vite më parë filloi si një eveniment i vogël ndërsa sot në kuadër të këtij festivali punojnë 15 mijë persona. Festivali qëndron i hapur për vizitorët deri në fund të shkurtit.

Shefkije Alasani

Shpërndaj me