Luis Hamilton është fitues i garës për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1, duke regjistruar suksesin e  4-t sezonal. Ky është suksesi i katërt radhazi i Hamiltonit në Silverstoun dhe i pesti në total në këtë pistë. Në vendin e dytë u ndal kolegu i skuadrës, Valteri Botas para pilotit të Ferrarit, Kimi Raikonen. Piloti tjetër i  Ferarit , Sebastian Fetel mbylli garën në pozitën e shtatë pas problemeve me gomën, dy xhirot e fundit dhe parakalohet edhe nga dy makinat “Red Bull”,  të Verstapenit dhe Rikiardos dhe Hulkenbergut në “Reno”. Top dhjetëshi mbyllet me Okon dhe Perez të Fors India, para Felipe Masa në Uiliams. Në radhitjen e pilotëve prin Fetel me 177 pikë, para Hamiltonit me 176 dhe Botasit me 154 pikë. Gara e radhës, do të zhvillohet pas dy javësh në Hungari.

Shpërndaj me