Barcelona hakmerret ndaj bardhezinjëve për atë eliminim në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, duke shnëuar 3 herë në portën e italianëve me autor 2 herë Lionel Mesin dhe njëherë Ivan Raktiq. Në minutën e 45, 5 -herë fituesi i Topit të Artë i shërbyer nga Suarez la të palëvizur Bufonin për avantazhin e blaugranave, ndërsa 10 minuta më vonë Rakitiç dyfishoi shifrat, ndërsa në të 67-tën, Messi shënoi një supergol për ti dhënë një tjetër dimension fitores së Barcelonës. Në ndeshjen tjetër të grupit D, Sportingu i Lisbonës mposhti me shifrat 3-2, Olympiakosin e Besnik Hasit. Në grupin A, Mançester Junajted e nisi me një fitore të lehtë pasi kaloi 3-0 Bazelin në “Old Traford” me golat e Fellainit, Lukakut dhe Rashford. Në sfidën tjetër, CSKA e Moskës befasoi Benfikën me fitore 2-1 në Lisbonë. Në grupin C, Çellsi i Kontes shpartalloi Karabagun e Agollit me rezultatin 6-0. Në ndeshjen tjetër të grupit Atletiko e Madridit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Romës. Në grupin B, Paris Sen Zhermeni në transfertë me 5-0 mundi skoceze e Seltikut. Golashënues ishin Nejmar, Mbape dhe Kavani që realizoi 2 herë. Fitore e lehtë edhe për Bajernin që kaloi 3-0 Anderlechtin me golat e Levandovskit, Alkantarës dhe Kim

Shpërndaj me