Është bllokuar pothuajse në tërësi transporti hekurudhor për udhëtarë dhe mallra në vend. Punonjësit në hekurudhat e Maqedonisë- transport edhe sot kanë vazhduar protestën për shkak të rrogave të papaguara. Të gjithë trenat e vjetër janë në stacionin hekurudhor në Shkup, ndërsa për momentin sipas kryetarit të sindikatës Gjorgji Ilievski funksionojnë vetëm dy trenat e ri kinez pasi ata nuk i bëjnë kontrollet e rregullta. Ai thotë se greva do të vazhdojë derisa kompania nuk ua paguan të paktën një rrogë e gjysmë nga dy të ngecurat.

Shpërndaj me